Shkenctaret kane ndertuar nje peshk robot per te qene me prane botes nenujore
Të shohësh nga afër botën nënujore është mjaft e vështirë, por roboti i ndërtuar së fundmi mundet ta bëjë një gjë të tillë.
Kërkuesit nga laboratorët e shkencave kompjuterike dhe inteligjencës artificiale të kompanisë MIT, kanë krijuar një peshk robot, të butë të quajtur SoFi, i cili mund të notojë vetë dhe mund të kryejë veprime të njëjta si një peshk, pra lëvizje trupore në mënyrë që të mos shqetësojë krijesat e tjera nënujore. I bërë nga silikoni dhe nga plastikë lehtësisht të përthyeshme pra fleksible, SoFi mund të notojë, të kapë foto dhe video nga thellësi prej më shumë se 15 metrash dhe çdo 40 minuta.
Një pajisje kontrollon peshkun robot nga një aparat i cili është kundër ujit e cila i mundëson atij të bëjë levizje të veçanta ose të kthehet pas.
Gjithashtu peshku robot arrin të funksionojë falë një baterie litiumi, e njëjta që mund të gjendet në smartfonët tanë.