Nje robot neper supermarketet Walmart kryen me se miri punen e njeriut
Roboti 6 këmbë i lartë është e pajisur me një si kullë e cila përmban kamera të cilat skanojnë korridorët e supermarketit për të kontrolluar mallin dhe për të identifikuar artikujt që mungojnë dhe ato të vendosura gabim, por në të njëjtën kohë edhe çmimet apo etiketat të cilat nuk janë vendosur saktë.
Robotët kalojnë të dhënat tek punonjësit e dyqaneve, të cilët më pas kontrollojnë raftet dhe ndreqin gabimet. Një prej supermarketeve të rrjetit Walmart në Kaliforni momentalisht po teston robotin, por rrjeti i supermarketeve gjithashtu po planifikon ti bëjë ata së shpejti pjesë të gati 50 dyqaneve të tjera në Amerikë.
Artikujt e padisponueshëm janë një problem i madh për shitësit pasi ata humbasin në shitje çdo herë që një blerës nuk mund të gjejë një produkt në raftet e dyqaneve. Por robotët autonome janë në gjendje të skanojnë një rresht çdo 90 sekonda, gjë e cila është një pjesë e shkurtër e kohës që do ti duhej një njeriu për ta kryer një punë të tillë.
Kjo është arsyeja pse disa shitës kanë frikë se robotët mund të zëvendësojnë punën njerëzore. Robotët janë 50 përqind më produktivë se sa kolegët e tyre njerëz dhe mund të skanojnë raftet në mënyrë të konsiderueshme më shpesh dhe tre herë më shpejt.
Bossa Nova, kompania krijuese e robotëve, tha se pajisjet janë shumë të ngjashme me një makinë vetë-ngarje. Robotët përdorin LIDAR, sensorë dhe kamera të tjera për t'i ndihmuar ata të shohin. Këto sisteme përdoren shpesh në automjete autonome për t'i ndihmuar ata 'të shohin' mjedisin e tyre dhe për të ndervepruar me objektet në mënyrën më të saktë.
Ideja për të instaluar robotë për automatizimin e shitjes me pakicë nuk është diçka e re. Rivali i tyre Amazon.com Inc përdor robotë të vegjël Kiva në depot e saj për tu marrë me mbledhjen dhe paketimin, duke kursyer pothuajse 20 përqind në shpenzimet operative. Për Wal-Mart, një lëvizje e tillë është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të dixhitalizuar dyqanet e tyre dhe gjithashtu për ti bërë blerjet më të shpejta. Walmart gjithashtu ka testuar dronë për shpërndarjen e produkteve nëpër shtëpia .