AeroMobil 5.0 makina elektrike fluturuese e cila gjithashtu perdoret ne toke
Koncepti i AeroMobil është një makinë elektrike me katër ndenjëse e cila mund të fluturojë dhe në të njëjtën kohë gjithashtu mund të funksionojë si një makinë normale kur është në tokë dhe jo në ajër.
Kompania inxhinierike Sllovake, AeroMobil është shprehur se ideja për të sjellë një makinë fluturuese praktikisht erdhi në mendjen e tyre rreth 3 vite më parë, por ata iu rikthyen dhe i qëndruan shumë shpejt kësaj ideje duke e kthyer atë në një plan praktik.
Makina fluturuese AeroMobil 5.0, u prezantua këtë javë. Ajo është e pajisur me motorë në krahët e saj fluturues dhe gjithashtu ky mjet fluturues përmban një sistem të përmirësuar të drejtpeshimit për një ulje sa më të lehtë . Ndryshe nga modelet e tjera, kjo makinë i ka të gjitha, ajo mund të përdoret edhe në rrugë të zakonshme para ose pasi ka fluturuar deri në 200 milje, gjithashtu pa pasur nevojë për një pistë të posaçme.
Një version i mëparshëm i kësaj makine është edhe AeroMobil 4.0, e cila është një makinë që kryen ulje dhe ngritje të shkurtër, gjë që sjell domosdoshmërinë e një piste të shkurtër. Ky mjet është ende në testim dhe mund të fluturojë deri në 400 milje. Gjithashtu ajo do të jetë e pajisur me airbag dhe parashutë për të përmbushur në këtë mënyrë të dyja anët e asaj çfarë ofron.
Tashmë kompania thotë se versioni 4.0 do të jetë gati dhe në sasi të limituara për zotëruesit privatë në vitin 2020. Ndërsa për sa i përket versionit pasues 5.0 e-VTOL ai do të jetë gati në 7 ose 10 vitet e ardhshme.