×
Secondary Adv

Pamje 3D te anijeve kozmike fale aplikacionit te ri nga NASA dhe Google

Share on Google+

Aplikacioni quhet spacecraft AR dhe është përkohësisht e aksesueshme vetëm për përdoruesit e sistemit Android.

 

Një deklaratë nga NASA thotë se aplikacioni së shpejti do të jetë i përshtatshëm edhe për përdoruesit e IOS gjithashtu. Ajo çfarë kërkohet që aplikacioni të punojë është një sipërfaqe e sheshtë, si për shembull dyshemeja e shtëpisë tuaj.  

  

Aplikacioni lidhet me një realitet te ri teknologjie i cili mund të krijojë modele 3D të robotëve hapësinore në çdo dhomë me sipërfaqe të sheshtë. NASA është shprehur se JPL ka krijuar aplikacionin spacecraft AR, në bashkëpunim me Google. Aplikacioni përdor teknologjinë ARCore për të sjellë pamje 3D në pajisjet e përdoruesve kudo ku ata ndodhen.

 

Pajisja kryesore AR përdor aftësitë e brendshme të një pajisjeje celulare për të bashkëvepruar me mjediset dhe objektet 3D. Versioni fillestar i aplikacionit punon me pajisjet Android që mbështesin ARCore, me qëllimin për të shtuar pajtueshmërinë me pajisje të tjera në të ardhmen e afërt, duke përfshirë ketu edhe pajisjet iOS.

 

Aplikacioni duhet të zbulojë një sipërfaqe të sheshtë përpara se përdoruesit të mund të shohin një anije kozmike përpara syve të tyre, mundësi kjo e cila i ofrohet përdoruesve vetëm duke shtypur një opsion në ekranet e telefonave të tyre. Përveç kësaj, përdoruesit mund të bëjnë foto direkt nga aplikacioni dhe ti shpërndajnë ato, në të njëjtën kohë ata mundet të shohin detaje specifike rreth misioneve në hapësirë. Ky aplikacion gjithashtu ka aftësinë për ti treguar njerëzve se si një anije kozmike do të dukej nëse ata nuk do ishin duke e parë atë përmes aplikacionit direkt nga dhoma e tyre e ndenjes.


Më të lexuarat