×
Secondary Adv

Teknologjia vete drejtuese tashme jo vetem tek makinat

Share on Google+

Kompania Japoneze Nissan ka zhvilluar një gamë të re të pantoflave të cilat mund të ‘parkohen’ vetë, pra pasi i heq, ato kthehen në pozicionin e tyre fillestar. 

 

 

Duke përdorur të njëjtin sistem, atë ProPilot Park të cilin kompania Nissan e ka përdorur për makinat vetë drejtuese, këto këpuce të ‘zgjuara’ kanë të ndërtuara në to sensorë , një motor dhe një palë rrota. Me anë të kësaj teknologjie, pantoflat e zakonshme munden që automatikisht të sistemohen vetë në një proçes të përcaktuar i cili ndodh me shtypjen e një butoni. 

 

Nissan krijoi këtë prototip për të demostruar teknologjinë e cila është krijuar fillimisht për makinat vetë drejtuese të cilat janë në proçes krijimi nga kjo kompani.

 

 

Me një demostrim impresionues në Hakone, vend i cili është i lokalizuar në juglindje të Tokyos dhe njihet për pamjen nga mali Fuji, pantoflat u sistemuan vetë në një linjë perfekte në hyrje të hotelit. Ashtu si dhe duke lëvizur në mënyrë të pavarur, ato me sukses arrijnë te shmangin rrëzimet dhe goditjet nga njëra mobilje tek tjetra. Sensorët e ndërtuar në pantofla parandalojnë që kjo të ndodhë, gjithashtu motori ka edhe një opsion të kundërt, që do të thotë që ato vendosen të gjitha në linjë sipas të njëjtit rend që kanë.

 

Ashtu si edhe pantoflat, në dhomën e ndenjes, tek jastëkët apo tavolinat është gjithashtu e instaluar e njejta teknologji. Të ftuarit e përzgjedhur kanë mundësinë të përjetojnë teknologjinë e re gjatë këtij muaji dhe gjithashtu shpresohet që një gjë e tillë të mund të reduktojë ngarkesën e stafit.  


Më të lexuarat