Tastierat me wireless janë më të mira gati në çdo gjë, por ajo çfarë është shqetësuese është se duket sikur tashmë të shtohet edhe një pajisje tjetër për tu karikuar, apo që bateritë e saj duhet të karikohen vazhdimisht. Sigurisht që një shqetësim i tillë largohet kur vjen një risi, një tastierë e re me wireless por që përdor rrezet e diellit për tu furnizuar me bateri.
Logitech K750 Wireless Solar, quhet tastiera e cila ëeshtë e pajisur me një panel diellor kështu ajo karikohet vazhdimisht në çdo kohë që ju e përdorni atë. Gjithashtu nuk ka të nevojshme as praninë e rrezeve të diellit, pra të jetë e ekspozuar ndaj tyre, dritat në tavan apo llampat e tavolinës të cilat mund ti keni në shtëpi, në shkollë, ose në zyrë, do të bëjnë të mundur karikimin me bateri të tastierës. Ka versione të ndryshme të posaçme si për Mac ashtu edhe për Windows PC.
Logitech K750 për Mac :
Tastiera me energji diellore: Nuk ka probleme me baterinë-çdo burim drite mban tastierën tuaj të ngarkuar për të paktën tre muaj në errësirë totale
Vetëm 1/3-inch e trashë: Dizajni ultra-i hollë i shton një stil të lëmuar hapësirës tuaj të punës
Rehati në përdorim: siperfaqe e lugët e tasteve për shtypje dhe shkrim më të shpejtë, të qetë, dhe të rehatshëm. Kërkesat e sistemit - Mac OS X 10.5 ose version më të ri, portë USB, burim drite nga rrezet e diellit dhe / ose ndriçimi i brendshëm
Marrësi i vogël Logitech Unifying: Qëndron në kompjuterin tuaj dhe lidh pajisje të tjera pa tel
Logitech Wireless Solar Keyboard K750 për Windows :
Tastiera me energji diellore: Nuk ka probleme me baterinë-çdo burim drite mban tastierën tuaj të ngarkuar për të paktën tre muaj në errësirë totale
Vetëm 1/3-inch e trashë: Dizajni ultra-i hollë i shton një stil të lëmuar hapësirës tuaj të punës
Rehati ne perdorim: siperfaqe e luget e tasteve për shtypje dhe shkrim më të shpejtë, të qetë, dhe të rehatshëm.
Wireless të fuqishëm 2.4 GHz: Gëzoni një lidhje të besueshme duke përdorur një marrës të vogël Logitech Unifying i cili vendoset në kompjuterin tuaj
Kërkesat e sistemit - Windows XP, Windows Vista, Windows 7, Windows 8, Windows 10.Burimi i dritës nga rrezet e diellit dhe / ose ndriçimi i brendshëm .