×
Secondary Adv

Ja si do te jete Samsung Galaxy S6

Share on Google+

Së shpejti do të shfaqet Samsung Galaxy S6. Parashikohet që telefoni i ardhshëm të jetë i gjithi prej metali. Këtu vlen shprehja “Ne do ta besojmë atë kur ta shohim!”. Por një raport nga një agjenci kineze, Sina.com pretendon se së shpejti do të shfaqet Samsung Galaxy S6. Parashikohet që telefoni i ardhshëm të jetë i gjithi prej metali.

 


Samsung Galaxy S6 do të bëhet tërësisht ose pjesërisht nga metali, dhe ky detaj është përmendur për një kohë të gjatë tashmë. Në fakt edhe një faqje italiane për produktet e kompanisë, Samsung HD Blog pajtohet me këtë konstatim dhe thotë se Galaxy S6 do ta ketë trupin plotësisht me mbështjellës të aluminit.


Ekrani i Samsung Galaxy S6 thuhet se do të jetë i lakuar në të dyja skajet, sikurse kishte pretenduar një analist i tregut në muajin nëntor, por tani burimet e reja të lajmit thonë se këto thyerje nuk do të jenë të ngjashme sikurse ato që janë bërë në Galaxy Note Edge.


Sikurse thuhet, S6 do të vijë në dy variante, njëri version do të sjell procesorin Snapdragon 810 dhe tjetri me Exynos 7, por të dyja modelet do të quhen Galaxy S6 dhe do ti kenë lakimet e ekranit.
Sipas Sina.com, Samsung e shikon lancimin e Galaxy Alpha dhe Galaxy Note 4 të ardhshëm si hapa për krijimin e një dizajni më të plotë që pritet të prekë majat e tij në Galaxy S6. Galaxy Alpha ishte telefoni i parë nga Samsung që përdori një kornizë prej metali edhe pse pjesa e pasme ishte prej një lloj plastike që Samsung e ka përdorur dhe në telefonat e tjerë.


Dhe në lidhje me atë ç’ka kemi dëgjuar për Galaxy Note 4 thuhet se do të jetë një telefon “i frikshëm” pavarësisht nga fakti se do të ketë një kasë metalike apo jo. Kështu që teoria se Samsung po shkon drejt krijimit të një produkti tërësisht metalik, merr kuptim.  Megjithatë ka disa arsye të mira për të qenë skeptik për sa i përket këtij raporti, veçanërisht për shkak se thuhet se dhe mbreti i telefonëve në Kinë, Xiaomi kërkon të hyjë në treg me telefona prej metali.


Më të lexuarat