×
Secondary Adv

Per cfare mund te na sherbeje ky detektor i vendosur tek dhembet?

Share on Google+

Pajisja mund të transmetojë të dhëna mbi sheqerin, kripën dhe alkoolin. Falë pajisjes së fundit e cila mund të vendoset në dhëmbë mund të kontrollojmë realisht dietën tonë ushqimore apo shëndetin . 

  

Një sensor i vogël i montuar tek dhëmbët mund të transmetojë të dhena radio frekuence përmes wirelesit, rreth ushqimit që po përtypim, raportin mbi nivelin e sheqerit, kripës, dhe alkoolit, të gjitha këto në kohë reale.    

  

Krijuesit e tij të udhëhequr nga inxhinieri Fiorenzo Omenetto, shpresojnë që pajisja dentare ndonjë ditë do të ndihmojë konsumatorët dhe kërkuesit gjithashtu, mbi lidhjen përfundimtare mes marrjes së dietës ushqimore dhe shëndetit. 

 

Prototipet me përmasa 2mm × 2mm, për të kryer funksionin që kanë, përdorin dizajnin e tyre të sensorëve me tre shtresa. Kjo përfshin një shtresë të mesme të materialit bio-reagues, të vendosur në mes të dy rezonatorëve rrethore prej ari të ndarë mes tyre. Shtresat bio-reaguese në prototipa përmbajnë ose një cipë të hollë mëndafshi gjithashtu edhe nje hidroxhel (një xhel me përmbajtje të lëngshme). Cipa e mëndafshit mund të përmbajë gjëra të tilla si enzima ose antitrupa për të zbuluar molekula specifike. Duke vepruar kështu, ajo ndryshon kushtet kimike midis resonatorëve.

  

Resonatorët, ndërkohë, veprojnë si antena, duke mbledhur dhe transmetuar radio frekuencat ambientale. Në testet e hershme, studiuesit përdorën një analizues portativ me radio frekuencë bashkangjitur në një tabletë ose telefon celular për të monitoruar frekuencat. Këto frekuenca ndryshojnë në varësi të asaj që po ndodh me shtresën bio-reaguese të sensorit.

Ne testet fillestare të prototipit që përmban hidroxhel, Omenetto dhe ekipi i tij e kishin vendosur fillimisht tek studentet e sapo diplomuar të universitetit dhe vullnetarë të tjerë . Ata pastaj kampionizuan ujin, lëngun e mollës, alkoolin, larësin e gojes, dhe supën e kripur. Transpemtuesi i vendosur në dhëmbët e tyre, transmetoi ndërrime të qarta të frekuencave me sheqer, kripë dhe konsum të alkoolit.


Më të lexuarat