Porosite tashme mund te vijne ne shtepite tuaja permes ketij droni
Kompania Priestmangoode, një emër mjaft i vlefshëm në modelet e guximshme të transportit, sjell vizionin e saj rreth ekosistemit urban të së ardhmes së afërt.
Në një përmbledhje të shkurtër, do të ketë shumë dronë të tillë në shume detyra të përcaktuara dhe të cilët do të zgjidhin probleme të ndryshme të shumta. Ato do të transportojnë pako me maune autonome të cilat luajnë rolin e pikave të shpërndarjes dhe të porosive përmes telefonit. Për tu përshtatur me të gjitha ndryshimet që po pëson bota dhe teknologjia, kompania ka krijuar një koncept vetë fluturues të një droni të fuqishëm të quajtur ‘dragonfly’, për kryerjen e shpërndarjeve të mijëra porosive.
Teknologjia e dronëve ka potencialin për të përballuar porositë në rritje, lidhur me planifikimimin e shpërndarjeve dhe gjithashtu në të njëjtën kohë ka edhe një impakt pozitiv tek mjedisi. Lidhur me disa shqetësime të cilat mund të vijnë nga këta dronë të cilët kryejnë shpërndarjet, për shkak të zhurmës e cila krijohet prej tyre që në këtë rast mund të jetë bezdisëse për njerëzit, mendohet që këta dronë ndoshta do të mund të zëvendësohen me një version tjetër më të përmirësuar, në të ardhmen.
Modeli i dronit për shperndarje me emrindragonfly u prezantua në festivalin madhështor të inovacioneve në Hong Kong.