×
Secondary Adv

Menyra se si teknologjia kompjuterike po ndikon ne ngrohjen globale

Share on Google+

Kur ne mendojmë rreth ndryshimeve klimaterike, burimet kryesore të çlirimit të karbonit të cilat na vijnë në mendje për shumë prej nesh, janë industritë e rënda si ato të naftës, minierat dhe transporti. Shumë rrallë ne e drejtojmë gishtin nga teknologjia kompjuterike.

 

 

Në fakt shumë prej ekspertëve e shohin botën kibernetike të informacionit dhe teknologjisë kompjuterike si shpëtuesin tonë potencial, i cili zëvendëson shumë prej aktiviteteve tona fizike me një alternativë virtuale me më pak karbon. 

Në vlera absolute, rrezatimet e shkaktuara prej smartphonëve do të kapërcejnë vlerën nga 17 në 125 megatonë të karbonit të barazvlefshme për një shtrirje kohore prej një viti, ose një rritje prej 730 përqind.  Një tjetër zbulim shqetësues është se i gjithë ky zhvillim i jashtëzakonshëm është më së shumti në rritje, duke shkatërruar shpresën se TIK do të ndihmojë në reduktimin e gjurmës globale të karbonit duke zëvendësuar aktivitetet fizike me homologët e tyre virtualë.

 

Pjesa më e madhe e kësaj gjurmë (85 deri 95 për qind) do të shkaktohet jo nga përdorimi i pajisjes, por nga prodhimi i saj. Kjo përfshin, përveç energjisë së prodhimit, energjinë e materialeve minerale,  për arin dhe të ashtuquajturit elementë të rrallë të tokës, si itrium, lantanum dhe disa të tjerë që sot janë pothuajse ekskluzivisht në dispozicion nga Kina.

 

Një tjetër pjesëmarrës në faj në këtë gjurmë të tepruar të karbonit, janë planet e kompanive telefonike të cilat inkurajojnë përdoruesit që ata të marin një smartphon të ri çdo dy vjet. Kjo përshpejton shkallën në të cilën modelet e kaluara bëhen të vjetëruara dhe çojnë në një sasi të jashtëzakonshme dhe të panevojshme të mbeturinave.

 

Në të vërtetë, është rritja marramendëse në komunikimet e lëvizshme, që në një masë të madhe e ngre ritmin për qendrat e të dhënave. Për çdo mesazh me tekst, shkarkim video, shkëmbim foto, email ose bisedë, ekziston një server i uritur 24/7 në disa qendra të të dhënave që e bën atë të mundur. Është konsumimi i energjisë që ne nuk e shohim. 


Më të lexuarat