×
Secondary Adv

Gjithcka rreth stacionit hapesinor Kinez qe pritet te bjere ne toke

Share on Google+

Një stacion hapsinor Kinez i cili ndodhet momentalisht jashtë kontrollit, pritet të bjerë në tokë brenda rreth një jave. 

 

Ekspertët thonë se është jashtëzakonisht e pazakontë që pjesët e mëdhaja të Tiangog-1, stacionit hapsinor me përmasat e një autobuzi shkolle, të mund të përballojnë hyrjen përsëri në hapësirë, dhe aq më pak që ndonjë nga këto pjesë të bjerë në një zonë të populluar. Por askush nuk e di të sigurt një gjë të tillë.

 

Tiangong-1 mendohet se do të bjerë nga orbita diku midis datës 29 Mars dhe 4 Prill, duke iu referuar Andrew Abraham, një antari të stafit teknik të  Aerospace Corporation, një organizatë kërkimore federale me bazë në El Segundo, Kaliforni. Abraham ka vëzhguar stacionin hapsinor 18,000 paund qysh prej vitit 2016.    

 

Tiangog-1 , kuptimi i së cilës  përkthehet në ‘pallati i parajsës’, është prezantuar në vitin 2011 si një prototip i stacionit hapsinor. Kina dërgoi dy ekuipazhe për misione ndërkohë që ishte ende në fazë operacionale, por stacioni hapësinor nuk ka strehuar më astronautë që prej vitit 2013.  

 

Bazuar në orbitën e Tiangong-1, kërkuesit shprehen se stacioni hapsinor do të rifutet në atmosferë diku  ndërmejt 43 gradë në veri dhe 43 gradë  gjerësi, në jug. Gjithashtu do të jetë e pamundur të vihet re vendodhja e tij deri në momentin pasi të kenë kaluar disa orë pas hyrjes së stacionit hapsinor në atmosferë.  

 


Më të lexuarat