×
Secondary Adv

Ky eshte roboti i cili mund te kryeje levizje te mimikes njesoj si njeriu

Share on Google+

Robotët me ‘emocione’ kanë hedhur një hap shumë pranë realitetit, e gjitha kjo falë një makinerie e cila mund të lexojë mendjen dhe që gjithashtu ështe e aftë për të imituar ndjenjat njerëzore. 

 

Roboti i krijuar së fundmi i cili quhet Charles është i pajisur me kamera dhe sistem kompjuterik që mund të regjistrojë dhe analizojë shprehitë e fytyrës së një njeriu. Ky informacion më pas lidhet me muskujt artificialë të robotit, i cili mund të kryejë shprehi fytyrë reaguese lidhur me gjendje të ndyshme të humorit.

Ekspertët e universitetit të Kembrixh shpresojnë që zbulimi i madh të ndihmojë robotët tu përgjigjen sinjaleve delikate të përçuara nga njerëzit gjatë një bisede.  

Zhvillimi mund të ndihmojë në krijimin e robotëve që mund të mendojnë dhe të ndihen si njerëz, të cilët disa studiues pohojnë se mund të jenë një realitet brenda dekadës së ardhshme. Roboti është i pajisur me një softuer të specializuar që mund të lexojë fytyrat e njerëzve, duke përfshirë lëvizjet e vetullave, nofullës, gojës dhe kudo tjetër, të regjistruara nga një kamera në bord.

 

Më pas Charles rikrijon shprehitë e tyre, duke pasqyruar lëvizjet e muskujve të tyre duke përdorur motorët e tij mekanikë ndihmës. I gjithë proçesi zgjat rreth dy ose tre sekonda. Krijuesit e tij janë shprehur se ata kanë qenë të interesuar të shohin nëse mund t'i japin kompjuterëve aftësinë për të kuptuar sinjale shoqërore, për të kuptuar shprehjet e fytyrës, tonin e zërit, sjelljen e trupit dhe gjestet.

   

Ata menduan se do të ishte gjithashtu interesante të shihej nëse sistemi kompjuterik, makina, në fakt mund të shfaqte ato karakteristika të njëjta me njeriun, reagimin e tij. Charles është jashtëzakonisht në dukje si i vërtetë, proteza është shumë e mirë, por motorët nuk janë tamam si muskujt e njeriut.

Kjo nuk është hera e parë që  janë krijuar robotë me fytyra të ‘gjalla’, që mund të reagojnë ngjashëm si fytyra e njeriut.


Më të lexuarat