×
Secondary Adv

Nje mesues robot qe mund t' ju mesoje deri ne 23 gjuhe te huaja

Share on Google+

Elias, mësuesi i ri i gjuhëve të huaja në një shkollë fillore në Finlande, ka një durim të pafund për përsëritjen e fjalëve, ai kurre nuk e bën një nxënës të ndihet i turpëruar për të pyetur rreth diçkaje të paqartë për të. Ajo çfarë është e veçantë për Elias është që ai nuk është një mesues i zakonshëm por një robot.

 

Teknologjia e mësimit të gjuhëve të huaja përbëhet nga një robot me përmasa njerëzore dhe një aplikacion përmes telefonit, një nga katër robotët e krijuar është në një program pilot në një shkollë fillore. 

   

Roboti është i aftë të kuptojë dhe të flasë 23 gjuhë dhe gjithashtu është i pajisur me një sistem i cili i mundëson atij të kuptojë kërkesat e studentëve dhe ti inkurajojë ata rreth të mësuarit. Gjithsesi në këtë provë të parë, ai komunikon vetëm në Anglisht, Gjermanisht dhe Finlandisht. 

 

Roboti njeh nivelin e aftësive të nxënësve dhe me anë të kësaj përcakton pyetjet për secilin prej tyre. Ai gjithashtu raporton tek mësuesit rreth problemeve të mundshme të studentëve. Disa nga mësuesit njerëz të cilët kanë punuar me këtë teknologji, e shohin atë si një mënyrë të re për të angazhuar fëmijët në të mësuarin e gjuhëve të ndryshme.

 

 

Elias mësuesi robot i gjuhëve, është rreth një metër i gjatë dhe ka një sistem të krijuar nga  Utelias një krijues i sistemeve edukuese për robotët socialë. Qellimi i projektit pilot është të shohë nëse këto robotë mund të përmirësojnë cilësinë e të mësuarit me një prej robotëve Elias të vendosur në një shkollë fillore.


Më të lexuarat