Australia tani është shtëpia e lidhjeve të para Wi-Fi me shpejtësi 5G.
Por gjithashtu pas një lajmi të tillë kaq në të mirë të teknologjisë, duhet thënë që ende nuk është e mundur të navigohet në shpejtësi 5G për shkak se aktualisht nuk ka telefona ose tableta të aftë për 5G në treg, kështu që askush nuk do të mund te navigoje në shpejtësi 5G. Prodhuesi Australian Telstra instaloi rrjetin e shpërndarjes së internetit në Qendrën e saj Inovative 5G në Portin e Jugut në bregun lindor të Australisë, duke shfrytëzuar rrjetin e tij testues 5G.
Por ndërsa Qendra e Inovacionit është pajisur me një modem të aftë 5G për të fuqizuar përmes Wi-Fi, njerëzit që përdorin Wi-Fi falas nuk do të mund ta përdorin shpejtësinë 5G. Kjo për shkak të kufizimeve lidhur me kapacitetin e Wi-Fi, si dhe fakti që njerëzit do të pengohen edhe nga telefonat e tyre 4G.
Telstra thotë se rrjeti i tij 5G është i aftë për shpejtësi deri në 3Gbps, por njerëzit që përdorin Wi-Fi do të kufizohen në një shpejtësi rreth 100Mbps, bazuar në testet fillestare. Gjithsesi, kjo është një shpejtësi mbresëlënëse për Wi-Fi publik dhe një mënyrë e mirë për të shitur kalimin në shpejtësinë 5G.
Deri më tani, Telstra ka punuar shumë për të marrë shpejtësinë5G në Australi. Hapja e zonave me internet 5G u shoqërua edhe me demostrimin e makinës së parë të lidhur me 5G në Australi. Telstra thotë se po arrin shpejtësinë prej 1Gbps te shkarkimit brenda makinës, e cila gjithashtu ka pikën e vet të aksesit në Wi-Fi.