NASA shtyn nisjen e teleskopit qe do te gjurmoje ekzistencen e alieneve
Nasa ka shtyrë nisjen e teleskopit hapësinor të quajtur 'Super Hubble', i cili mund të vëzhgonte jetën e alienëve.
Zyrtarët thanë se atyre u duhet më shumë kohë për të montuar dhe testuar teleskopin hapsinor James Webb, i cili tashmë është vendosur se do të fluturojë në vitin 2020. Teleskopi i madh i cili deri tani ka kushtuar më shumë se 7 bilion dollarë, është konsideruar pasardhës i teleskopit në orbitë, Hubble Space.
Në të vërtetë vëzhguesi ishte planifikuar të fluturonte këtë vit, por më pas në vjeshtë agjensia hapsinore e shtyu nisjen për në vitin 2019 dhe tani njoftojnë se ky teleskop nuk do të fluturojë deri në vitin 2020. Zyrtarët shprehen se kostoja mund të kalojë tavanin e prej 8 bilion dollarë të programuar nga kongresi. Agjensia hapësinore ka vendosur deri më tani 7 bilion dollarë për ndërtimin e teleskopit.
Teleskopi James Webb është përshkruar si një makinë kohe e cila mund të ndihmojë zbulimin e sekreteve të universit tonë. Teleskopi do të përdoret për të shkuar pas, tek lindja e galaksive të para në universin e hershëm, më shumë se 13.5 bilion vjet më parë, dhe të vezhgojë burimin e yjeve, planeteve të tjera, dhe madje edhe të henës dhe sistemit tonë diellor.
Në janar teleskopi u testua me sukses në një dhomë gjigande me avul në qendrën hapsinore Johnson, për të provuar që ajo do të mund të funksionojë siç është planifikuar,në hapesirën e pafund.