×
Secondary Adv

Dy gota birre per tu bere me inteligjent

Share on Google+

Të pish alkool dhe ta teprosh me të, ndodh shpesh, por së fundmi disa hulumtues kanë zbuluar që pirja e alkoolit në sasitë e duhura të rrit kreativitetin. Një firmë daneze ka krijuar një birrë për të rritur kreativitetin dhe madje edhe një shishe që siguron që ju të pini sasinë e duhur.  A mundet që kjo birrë t’ju bëjë më krijues? Hulumtuesit krijojnë “Problem Solver”, birra e cila nëse pihet në sasi të mjaftueshme ka mundësi që të rrisë fuqinë e trurit. 

 

Ata që konsumojnë alkool e kuptojnë se ka një moment kur ndjehen mirë, më të shkathët, më të zgjuar dhe më kreativë. Vetëm se ai momenti nuk zgjat shumë dhe ata përfundojnë duke marrë vendime të gabuara. Një prodhues danez, thotë se ka gati birrën e zgjuar, që shton kreativitetin dhe përmban një nivel alkooli prej 0.075 për qind.

 


Sipas profesoreshës së njohur, Jennifer Wiley, kaq është sasia që konsiderohet ideale për ta çuar njeriun në atë nivel që kreativiteti është i shtuar. Për këtë arsye, kjo birrë e re përmban fiks këtë sasi të dëshiruar alkooli.
Drejtori i CP + B në Kopenhagen, Mathias Birkvad tha se ideja erdhi gjatë hulumtimit të njëpasnjëshme në këtë fushë por edhe si pasojë e faktit që gjithmonë idetë më të mira krijuese vinin në momente kur pihej alkool. "Ne shpesh kemi përjetuar që idetë më të mira, nuk janë bërë detyrimisht brenda mureve të agjensisë, por shpesh pas orëve të argëtimit me shoqërinë në clubet tona lokale”.


Por si mundet që një pije të ngacmojë mendjen tonë, duke na rritur kreativitetin!? Ky është një justifikim i përsosur për të pirë edhe një gotë më shumë. Por studimi ka gjetur se njerëzit të cilët pimë një gotë alkool janë më të mirë në zgjidhjen e lojërave të trurit sesa ata që janë esëll. Jo vetëm që i zgjidhnin, por janë edhe më të shpejtë në dhënien e përgjigjeve të sakta.


Shkenctarët janë të një mendimi kur thuhet që alkooli pengon të menduarit analitik. Por sasia e alkoolit që nxit mendimin kreativ duhet të jetë rreth katër njësi, ekuivalent me dy gota birre ose dy gota te mesme vere.  Zbulimi u bë nga Universiteti i Illinois në të cilin u testuan 40 burra të shëndetshëm. Gjysma prej tyre piu dy gota birrë përpara se të bëhej testi. Grupi i personave që kishin pirë alkool  u përgjigjën saktë rreth 40 për qind të pyetjeve dhe me një shpejtësi mesatare prej 12 sekondash për çdo pyetje, në krahasim me 15,5 sekonda nga personat e tjerë të cilët nuk kishin konsumuar alkool.
Birra Problem Solver ju shërben më së miri punojësve të cilët punojnë më orë të zgjatura në punë. Ndërkohë që në një lokal birre në Kopenhagës ka filluar një nismë e re e quajtur “Problem Solvers”në të cilat grupet e komunitetit janë ftuar nga agjencia që të konsumojnë një birrë, për të rritur kreativitetin.


Më të lexuarat