Shkenctarët kanë ardhur me një zgjidhje mjaft të mirë për të ndaluar shkrirjen e akullores përpara se ju të keni mundësi ta mbaroni atë, dhe duhet thënë që kjo zgjidhje vjen nga një burim i pazakontë.
Lëkurat e bananeve shumë të pjekura kanë fibra të vogla të njohura si celuloza, të cilat mund të shtohen tek akullorja për ta bërë atë më kremoze, më të shijshme dhe që gjithashtu zgjat më shumë. Këto fibra natyrale janë mijëra herë më të holla se gjerësia e një fije floku të njeriut.
Shkenctarët thonë se këto fibra e bëjnë produktin final jo vetëm të ketë shije më të mirë por gjithashtu ndihmojnë të largohen yndyrnat e padëshirueshme, që do të thotë në këtë mënyrë edhe më e shëndeteshme gjithashtu. Zbulimi do të kërkonte vetëm ndryshime të vogla të proçesit të përgatitjes dhe mund të përmirësojë jetëgjatësinë e produktit veror aq shumë të preferuar. Thelbësore për akullore më të qëndrueshme janë nanofibrilet e nxjerra nga ekstrakti i celulozës (CNFs).
Hulumtuesit nga universiteti kanadez kanë përzierë CNFs në akullore në sasi të ndryshme, duke filluar nga zero deri në tre të dhjetat e një grami për 100 gram ëmbëlsirë. Në veçanti, fibrat mund të çojnë në krijimin e një ëmbëlsire më të trashë dhe më të shijshme, së cilës do ti duhet më shumë kohë për t'u shkrirë.
Si rezultat, kjo do të mundësonte një eksperiencë më relaksuese dhe të kënaqshme me ushqimin, veçanërisht në mot të ngrohtë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të materialeve te analizuara, shkencëtarët më pas vlerësuan se sa efektiv ishte ekstrakti i bananeve në ruajtjen e formës së akullores me kalimin e kohës.
Duke shkuar përpara, hulumtuesit planifikojnë të eksplorojnë se si llojet e ndryshme të yndynave, të tilla si vaji i kokosit dhe yndyra e qumështit, ndikojnë në sjelljen e CNFs në ushqime të tjera të ngrira. Në vitet e fundit, studiuesit kanë provuar përdorimin e ekstrakteve të pulpës së drurit për të trajtuar çështjen e shkrirjes së parakohshme.