Avioni VSS Unity se shpejti do dergoje turiste ne hapesire
Virgin Galactic ka përfunduar një tjetër test të suksesshëm të avionit hapsinor VSS Unity , duke e vënë kompaninë në rrugën e duhur për të dërguar turistë në hapësirë brenda disa muajsh.
Richard Branson themeluesi i Virgin Galactic ka pohuar se VSS Unity, versioni i dytë i SpaceShipTwo, do të marrë në bordin e tij njerëz në testin e fluturimit në hapësirë i cili do të zhvillohet rreth muajit prill.
Deri më tani, më shumë se 700 klientë të pasur, përfshirë këtu edhe të famshëm Brad Pitt dhe Katy Perry, kanë rezervuar një vend prej 250,000 dollarë në një nga udhëtimet e Virgin's avionit hapësinor, i cili po planifikon të kryejë fluturime komerciale nga fundi i vitit. Prova evidentoi se avioni mundi të arrinte shpejtësinë e tij më të lartë të fluturimit, duke goditur shpejtesinë 670 mph / 1080kph pasi la vendodhjen e tij fillestare.
Në fluturimet tregtare, dyshja e avioneve do të udhëtojnë deri në 80 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, një lartësi e përcaktuar nga NASA si skaji më i largët i hapësirës. Brenda pak sekondash, motorët e raketave do të angazhohen dhe Unity pra dyshja e avioneve, do të fluturojë afërsisht tre herë e gjysmë sa shpejtësia e zërit në hapësirën suborbitale.
Nëse testet e mëtejshme shkojnë sipas planit, Virgin Galactic mund të jetë kompania e parë që kryen fluturime komerciale në hapësirë. E themeluar në vitin 2010 me qëllim transportin kundrejt pagesës, te pasagjerëve në hapësirë dhe kthimin e tyre përsëri në tokë, një tragjedi goditi Virgin Galactic në vitin 2014 ku gjatë testit të parë të fluturimit, avioni SpaceShipTwo pësoi një aksident katastrofik i cili rezultoi me vdekjen fatale të një piloti dhe plagosjen e rëndë të një tjetri. U deshën dy vjet që kompania të rimarrë miratimin nga Administrata Federale Amerikane e Aviacionit (FAA) për të fluturuar përsëri avionin SpaceShipTwo.