×
Secondary Adv

Tenxherja e komandueshme permes telefonit

Share on Google+

Enët e gatimit apo sobat janë shqetësimi më i madh për këdo që ka në përgjegjësinë e tij një detyrë të tillë. Duke qenë se teknologjia po avancon, atëherë pritet që edhe në këtë aspekt të ketë ndonjë risi apo inovacion lidhur me ndonjë pajisje e cila mund të ndihmojë dhe krijojë lehtësira në këtë aspekt. 

 

Por sigurisht që nuk mund të mungonte një teknologji e re edhe për kuzhinën, një pajisje në formën e një tenxhereje e cila ju lejon juve të monitoroni dhe madje edhe të kontrolloni gatimin tuaj duke përdorur çdo telefon, Android apo IPhone qoftë ai.

 

Tenxherja Wemo Smart e cila disponon lidhje Wifi , ka të gjitha tiparet standarte që i duhet një pajisjeje gatimi, por gjithashtu ka një ndryshim shumë të madh nga tenxheret e zakonshme për shkak se ajo ka edhe një aplikacion të quajtur wemo app, i cili ju bën të mundur të monitoroni gatimin tuaj dhe të kontrolloni pajisjen tuaj të gatimit, nga kudo që ndodheni.

Këto janë disa nga detajet e produktit:

 

Mundësi për të ndryshuar kohën e gatimit dhe temperaturën përmes aplikacionit WeMo

Mund të kontrollohet përmes aplikacionit por edhe manualisht, direkt tek vetë pajisja

Risia  siguron kontroll të përmirësuar, komoditet dhe jo më shqetësime për gatimin

Disponon 3 rregullime të nxehtësisë. Ajo ka një formë ovale që i përshtatet rosteve dhe copave të mëdha të mishit dhe kapaku i qelqit e ndihmon të mbajë brenda nxehtësinë .

App WeMo pa pagesë në dispozicion për pajisjet Apple dhe Android 

 Lidhu nga kudo me 3G / 4G / Wi-Fi 


Më të lexuarat