Roboti Vera kryen intervista pune per kompani te njohura
Një kompani ruse ka krijuar një robot në dukje mjaft i vërtetë i cili përdoret për të intervistuar punonjësit kandidatë në disa prej kompanive më të mira ndërkombëtare .
Roboti i quajtur Vera përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale për të dalluar kandidatët më të mirë bazuar në kërkesat e punës. Vera është krijuar nga kompania Starfory në St. Petersburg dhe tani numëron më shumë se 300 klientë përfshirë Pepsi, Ikea, dhe L’Oreal. Kompanitë kryesisht e përdorin Vërën për të rekrutuar punonjës për "shërbime me qarkullim të lartë dhe pozicione të shërbimit" si punonjës, kamerierë dhe punëtorë ndërtimi.
Vera përzgjedh kurrikulumet e përshtatshme nga pesë sajte të punës dhe më pas i njofton kandidatët për një intervistë pune me të. Më pas ajo interviston kandidatët më të mirë, qoftë me telefon ose nëpërmjet video chat. Roboti është në gjendje të ngushtojë fushën në 10% të kandidatëve më të mirë. Vera mund të shkurtojë shpenzimet e rekrutimit me një të tretën, pasi ajo është në gjendje të intervistojë qindra aplikantë në të njëjtën kohë. firma krijuese u shpreh se shpesh harxhonin kohë të vlefshme për të thirrur kandidatë të cilët nuk ishin më të interesuar në punë ose që nuk arrinin dot ti kontaktonin.
Roboti Vera është gjithashtu e pajisur me aftësi njohje të avancuara të të folurit që i lejon asaj të kryejë detyra komplekse dhe të zhvillojë biseda. Në mënyrë të veçantë, ata përdorën një kombinim të teknologjive të njohjes së gjuhës nga Google, Amazon, Microsoft dhe gjiganti rus i kërkimit Yandex.
Programuesit e trajnuan Verën duke përdorur 13 miliardë shembuj të gjuhës dhe të folurit nga TV, Wikipedia dhe job listings. Si rezultat Vera është në gjendje të kryejë biseda të rëndësishme dhe të shumëllojshme, gjithashtu edhe të kuptojë një shumëllojshmëri frazash.