×
Secondary Adv

Lajm i keq per 5G: rrezatimi nga Wireless mjaft i larte

Share on Google+

Lidhja midis rrezatimit të telefonit celular dhe kancerit është  ajo çeshtje  e  cila kurrë nuk do të zgjidhet plotësisht.

 

 

Studimet kanë treguar se ndërkohë  që ekziston një lidhje  statistikore ndërmjet ekspozimit ndaj rrezatimit të celularit dhe  semundjes së kancerit, kjo lidhje  nuk transferohet tek popullata e përgjithshme dhe çdo rrezik nga ekspozimi ndaj telefonave celularë si dhe efektet anësore që vijnë si rrjedhojë  janë  të  panjohura.  Por, ndërsa  fizika nuk mund të ndryshojë, lloji i valëve  të radios mundet. Një zhvillim i ri dhe futja e valëve  5G do të ndryshojë  në mënyrë dramatike hartën  elektromagnetike  të rrezatimit të SHBA-së, dhe disa njerëz mendojnë se do të jetë për keq.

 

Një raport i thelluar  i The Nation  hedh dritë mbi betejën historike midis industrisë së telekomunikacioneve dhe institucionit  shkencor, dhe  jep një ide të betejës që do të vijë.  Artikulli fillon duke shqyrtuar marrëdhëniet historike midis industrisë  së telekomunikacioneve dhe rregullatorëve, dhe si u miratuan standardet aktuale por ajo çfarë  është  më e rëndësishme trajtimi i shqetësimit më të madh në ditët e sotme, futja e rrjetit  5G.

Sidoqoftë shqetësimi i madh është se si do të ndryshojë gjithçka  futja e 5G:

Industria e Wireless duket e vendosur  për të sjellë internet përmes valeve, pavaresisht rritjes masive  të ekspozimit ndaj  rrezatimit. 

 

Për shkak se rrezatimi 5G mund të shkojë vetëm në distanca të shkurtra, antenat afërsisht me madhësinë  e një kutie  pice  duhet të instalohen përafërsisht çdo 250 këmbë distance  për të siguruar lidhjen. "Industria do të ketë nevojë për qindra mijëra, ndoshta miliona vende me  antena të reja vetëm në Shtetet e Bashkuara", tha Moskowitz, hulumtues i UC Berkeley. "Kështu që njerëzit do të lahen në një smog  rrezatimi 24/7".


Më të lexuarat