×
Secondary Adv

Dritat LED shkaktojne demtime te retines

Share on Google+

Dritat LED të rrugëve dëmtojnë shikimin dhe verbojnë shoferët. 

 

Dritat moderne të rrugeve mund të mbajnë njerëzit zgjuar gjatë natës dhe të dëmtojne gjithashtu shikimin e tyre thuhet sipas një raporti të fundit. Disa qindra mijëra drita të rrugëve janë zëvendësuar me ato LED të cilat harxhojne më pak dhe kanë gjithashtu rrezatim të pakët.

 

Por shendeti publik Anglez (PHE) tha se dritat e 'pakëndshme' mund të shkaktojnë  dëmtime afatgjata ndaj shikimit të njerëzve, duke i lënë ata me probleme shëndetësore. Ai gjithashtu paralajmëroi se përdorimi në rritje i dritave LED në makina të reja rrezikon që shoferët te verbohen, sidomos nëse janë të moshuar. Dhjetra zona po zëvendësojnë dritën e merkurit dhe  natriumit me alternativa LED.

 

 

Drejtuesit e zonave thonë se këto drita zvogëlojnë përdorimin e energjisë deri në 40 përqind. Këshilli i Qarkut Kent po instalon 118,000 drita të rrugëve LED, Leicestershire planifikon të ketë 68,000, Manchester  do të ketë 56,000 dhe Gloucestershire do të ketë 55,000. Raporti paralajmëroi se nëse ndryshimi është bërë  thjesht nga "efiçienca dhe kosto e energjisë", kjo mund të çojë në instalime  që mund të mos  jenë të përshtatshme për qëllimin". Ndërsa shumica e dritave artificiale kanë mënyra për të mbrojtur njerëzit nga rrezatimi, disa instalime LED nuk e bëjnë.

 

Raporti tha: "Disa drita  të rrugëve kanë burime LED që mund të shihen fizikisht duke projektuar nën ndriçuesin, duke  u bërë burim i ndritshëm. Spektri i dritës mund të marrë ngjyrë blu, gjë që mund të jetë e dobishme për mbajtjen e vigjilencës së shoferëve, por shumë prej tyre do tu duken këto drita mjaft  të pakëndshme. Nivelet e larta të dritës blu  janë të njohura edhe si shkaktare  të dëmtimeve  në retinë e syve. PHE sugjeroi që autoritetet lokale duhet të kufizojnë  ndikimin e dritave LED  të rrugëve. 


Më të lexuarat