×
Secondary Adv

Ku ra dhe si ishte renia e stacionit hapesinor Kinez

Share on Google+

Stacioni hapësinor Kinez Tiangong 1 i cili ndodhej jashtë kontrollit, u përplas në Tokë në 17.000 metra nga brigjet e Tahitit të hënën në mëngjes dhe më së shumti u shpërbë kur goditi atmosferën e planetit. 

 

Rrëzimi i stacionit hapësinor nëntë  tonësh ishte prej muajsh me spekulime shkencore mes frikës se pjesë të mëdha të saj mund të zbrisnin pranë qendrave të populluara. Ekspertet e kane pasur te pamundur te parashikojne se  ku  realisht  ky stacion i cili eshte gati ne  permasat e e nje autobuzi shkolle, mund te bjere , por  ne  fund  ai u rifut ne atmosferen e tokes ne jug  te Paqesorit.

 

Anija hyri përsëri në atmosferë rreth orës 8.15 të kohës së Pekinit (0015GMT) dhe "shumica dërrmuese e saj" u dogj pas ri-hyrjes, tha Zyra Inxhinierike  Kineze për Hapësirën . 

 

Pak minuta më parë, përllogaritja  më e mirë e tyre parashikoi se pritej të ri-hyjë në bregdetin brazilian në Atlantikun e Jugut pranë qyteteve të Sao Paulos dhe Rio de Janeiro. Autoriteti hapësinor i Kinës tha të dielën se stacioni do të godiste shpejtësitë e afro 17,000mph përpara se të shpërbëhej. Ata më parë thanë se shpërbërja e tij e zjarrtë do të ofronte një shfaqje 'të shkëlqyer'  të ngjashme me një shi meteorësh, por lokacioni i largët ka gjasa të privojë studiuesit e yjeve nga  një spektakël meteorësh që  bien nga qielli.  

 

Korporata e Hapësirës ajrore kishte  parashikuar më herët se ri-hyrja e Tiangong 1 do të zhvillohej brenda dy orëve , ora 20.30 të dielën në Nju Jork dhe ora 10.30 të hënën në Sydney. Gjatë  ri-hyrjes, tërheqja atmosferike  do të shkëpusë panelet diellore, antenat dhe komponentët e tjerë të jashtëm në një lartësi prej rreth 60 miljesh, sipas zyrës hapesinore kineze.

 

Ngrohja intensive dhe fërkimi do të bejnë të mundur  që struktura kryesore të digjet ose të hidhet në erë, dhe duhet të shpërbëhet në një lartësi prej rreth 50 milje. Shumica  e  pjesëve do të shpërndahen në ajër dhe një sasi e vogël e mbeturinave do të bien relativisht ngadalë  përpara se të ulen nëpër qindra milje katrorë, më shumë gjasa në oqean, e  cila mbulon më shumë se 70 për qind  të sipërfaqes së  Tokës.


Më të lexuarat