×
Secondary Adv

Robote ne forme blete do te vezhgojne planetin Mars

Share on Google+

Një tufë bletësh robotike të dizajnuara për të eksploruar sipërfaqen e Marsit janë krijuar së fundmi nga NASA.

 

Agjensia hapësinore  ka dhënë fonde për  Marsbees, një projekt që po punon për një mënyrë efikase për të vezhguar  nga ajri Planetin e  Kuq. Dr Chang-kwon Kang, një nga studiuesit që qëndronin pas iniciativës, tha se këto "fletushka robotike me madhësinë e një blete " mund të "rrisin ndjeshëm misionin e eksplorimit të Marsit". Robotët e vegjël do të pajisen me sensorë dhe paisje te komunikimit me wireless, dhe do të përdorin Nasa’s Curiosity si pikën nga ku do të jepen komandat.

  

Robots Marsbee nga ana tjetër mund të udhëtojnë shpejt në të gjithë sipërfaqen e planetit, duke transmetuar informacionin në rover, i cili gjithashtu do të vepronte si qendra kryesore e komunikimit. Rezultatet paraprake nga Dr Kang dhe ekipi i tij në Universitetin e Alabama sugjerojnë se dizajni  i tyre i robotëve në formën e insekteve, do t'u lejonte atyre të rrinin pezull në atmosferën e Marsit, edhe pse është shumë më e hollë se ajo e gjetur në Tokë.

 

Ata do të pajisen me krahë të përmasave të mëdha që duhet të sigurojnë rëndesën e kërkuar për të qëndruar lart mbi sipërfaqen e planetit. Një ekip në Japoni do të zhvillojë dhe testojë "robotët e vegjël fluturues", ndërsa Dr Kang dhe kolegët e tij përsëri në SHBA do të modelojnë, analizojnë dhe përmirësojnë  ato.

  


Më të lexuarat