Protezat po përmiresohen dukepërfshirë në to aftësi të zgjeruara të kontrollit me anë të mëndjes, për ti mundësuar atyre që mbajnë një të tillë, të kenë ndjesinë e të prekurit.
Teknologjia është në prag të kthimit të të pamendueshmes në realitet. Protezat e pakëndshme dhe jo të ndjeshme po zëvendësohen nga ato të cilat kontrollohen nga mendja, pra që i përgjigjen sinjaleve të trurit njëjtë si me një dorë të vërtetë, duke u ofruar këtyre personave ndjenjën e prekjes dhe një gamë më të madhe levizjeje.
Së bashku me reagimet shqisore, protezat prej gome dhe silikoni përdorin mësimin e makinës për t'i dhënë përdoruesve të saj kontrollin intuitiv. Modeli i gjymtyrës protetike krijuar nga Universiteti Johns Hopkins premton të sjellë forcë "njerëzore", shkathtësi dhe ndjesi të kontrolluar nga mendimi. Aktualisht është në fazën e hulumtimit. Këto dhe përparime të tjera mund ta bëjnë atë në mënyrë dramatike më të lehtë për të gjymtuarit që të kryejnë llojet e detyrave që shumica e njerëzve e kanë mjaft të lehtë ti bëjnë.
Ashtu si shumë proteza që tashmë janë në treg, proteza e dorës e quajtur proteza e Andersonit duke marë emrin e krijuesit të saj, është ajo protezë e cila kontrollohet duke përdorur sinjale elektrike të gjeneruara nga muskujt e mbetur në krah. Muskujt në parakrahun e tij i shtyjnë gishtat për të përkulur dhe zgjeruar, për shembull.
Kur personi që ka të vendosur këtë protezë mendon për lëvizjen e dorës, elektrodat në dorën e protezës matin sinjalet elektrike nga parakrahu i tij, ndërsa sistemi i njohjes së modelit zbulon nëse ai dëshiron të hapë ose të mbyllë dorën, të gërshetojë gishtat e tij ose të bëjë një grusht, për shembull. Në fakt, mendimet e tij kontrollojnë dorën e tij artificiale.
Por është reagimi shqisor i protezave - në sajë të sensorëve të presionit në majë të gishtave të saj - qëlejon atë që e mban, të shtrëngojë duart pa prishur kockat, të mbajë një vezë delikate, ndërsa me sy të lidhur të godasë një gozhdë me çekiç. Kur prek një objekt, ato sensorë e bëjnë të ndiejë dridhje, ndjesi shpimi ose presion.