×
Secondary Adv

Tualete inteligjente ne aeroportin e Los Angeles

Share on Google+

Tualetet publike kanë probleme dhe ndërthurja e tyre me internetin mund të zgjidhë shumë prej vështirësive.

  

Ashtu sic dihet këto tualete janë  të shumta dhe kur juve ju nevojitet njëra, jeni të detyruar  të kërkoni në secilën prej tyre për të gjetur  një të lirë. Dicka e tillë do të shqetësonte  shumë prej atyre të cilët mund të jenë brenda. Kur ju duhet të kryeni nevojat tuaja personale, ju endeni nëpër dhjetëra tualete, duke parë nën dyert për këmbët. Ose, ju shtyni në dyert e lart përmendura, duke bezdisur  këdo që ndodhet brenda.

 

Aeroporti ndërkombëtar i Los Angeles ka njoftuar të mërkurën se po piloton sistemin e  tualeteve inteligjente  të cilat do të eliminonin rradhat e shumta pjesë e vështirësive që  kanë tuletet publike. Sistemi i quajtur "Tooshlights", identifikon nëpërmjet ndriçimit të tualetit kur një nga zonat është e zënë apo jo. Kur dyert e tualetit janë të mbylluara atëherë drita kthehet në ngjyrë të kuqe, ndërkohë që kur në të nuk ndodhet askush, atëherë për të lajmeruar që tualeti është i lirë, drita  kthehet në ngjyrë  jeshile. Krijuesi i këtij sistemi është shprehur se një gjë e tillë është një ndihmë e madhe për shumicën e njerëzve që frekuentojnë këto lloje tualetesh duke u krijuar atyre lehtësira.

Gjithkush që kam folur gjatë viteve, të gjithë  e kanë problem këtë çështje, tha Klevens, krijuesi i tualeteve.  Mundet të  keni qenë jashtë dhe njerëzit janë duke qëndruar atje duke pritur për të parë se kush del nga tualeti kur ekziston mundësia  të jenë tre ose katër te tilla në dispozicion.  Gjithashtu ka ndodhur që në një moment te jeni shqetesuar dhe ndjerë në siklet nga dikush që përpiqet të hyjë në tualetin ku ju ndodheni. 

 

Bravat e reja inteligjente gjithashtu regjistrojnë  të dhëna për përdorimin e tyre, të cilat stafi i aeroportit mund ti përdorë gjatë periudhës afatgjatë. Për shembull, zyrtarët e LAX-së mund ta përdorin sistemin për të gjetur se sa shpesh çdo tualet përdoret në atë kohë dhe të vlerësojë se sa mirë hapësirat e tyre po plotësojnë kërkesat. Kjo mund t'i ndihmojë  ata të zgjedhin planin e hapësirave të hapura, madhësinë dhe oraret e pastrimit, të cilat mund ta bëjnë shërbimin në këto tualete më  të shpejtë dhe më të pastër. Në situatat e evakuimit emergjent,  të dhënat e sistemit do të informojnë  zyrtarët se sa njerëz janë ende në tualete dhe ku janë. 


Më të lexuarat