
10 kompanite me te mira per te punuar ne 2015-en
Kompania e njohur e hulumtimeve, Nielsen Research ka publikuar listën e saj tradicionale për kompanitë më të mira të vitit 2015, në të cilën radhit tendet më të fundit të kompanive, përkujdesin që kanë për punojësit dhe shpërblimet e fundvitit . Edhe këtë vit, në listën e Nielsen nuk ka asgjë për tu befasuar pasi Google përseri zë vendin e parë e ndjekur nga F5 Networks.
1.Google
Google është kompania më e popullarizuar dhe zhvilluesi më i lartë në fushën e teknologjisë, i cili ka pushtuar listat e këtij viti. Përfitimet dhe kujdesi për punonjësit është padyshim i klasit botëror, dhe kompensimi është pothuajse i pakrahasueshëm me kompanitë e tjera. Së fundmi kompania po tërheq disa prej talenteve më të mira në botë për të punuar me të, gjë që është jo pak e rëndësishme, "shkruan një menaxher anonim në programin e Google në San Francisko, Kaliforni.
2. F5 Networks
Rrjeti F5 Networks këtë vit u rëndit i dyti në listën e teknologjisë."Rroga është shumë konkurruese, përfitimet janë shumë të mëdha e sfidojnë shumë shtetas të punojnë në të. Plus, kultura është diçka që e bën ditën tuaj më me vlerë për të qenë në zyrë, atmosferë ku të gjithë e kuptojnë që ne jemi në të njëjtën anije dhe duhet ta lundrojmë atë së bashku ", shkruan një inxhinier i rrjeteve F5 në Seattle, Washington.
3. Facebook
Mark Zuckerberg di se si të mbajë punonjësit e lumtur, qoftë edhe duke u ofruar një dhomë me video lojëra apo ngrirjen e vezëve për të punësuarit femra.
"Forca e pushtetit të punonjësve është tepër e madhe. Ata janë të autorizuar për të gjetur të dhëna për ti shqyrtuar dhe pastaj për të ndërtuar gjëra me to. Përgjithësisht ata zgjedhin veprimet që ju mendoni se do të ketë më shumë ndikim ", shkruan një përdorues bashkëpunëtor i Facebook-ut.
4. Qualcomm
Kompania e telekomunikacioni Qualcomm është gjithmonë duke marrë lëvdata për kulturën e saj në të bërit karrierë. Vetëm këtë vit, ajo u vlersua si një nga kompanitë më të mira të teknologjisë për internshipin. Është e qartë se është duke bërë diçka të drejtë për punojësit e saj.
5. Adobe
Kompania software që na solli mjete redaktimi si Photoshop dhe InDesign është numri 5 në këtë listë. “Adobe kujdeset shumë të mirë për punonjësit e vet; ata sigurohen që ju të merrni atë që doni nga trajnimi. Unë thjesht gëzohem kur shkoj në punë dhe shpreh idetë e mia me njerëz inteligjente që janë gjithmonë të gatshëm për të dëgjuar” shkruan një inxhinier i Adobe në San Jose, Kaliforni.
6. MathWorks
Kompania e zhvillimeve matematike MathWorks duket se ka gjetur formulën e përsosur për lumturinë e punonjësve."Shumë miqësore dhe mbështetëse për bashkë-punëtorët. Kompania e vetme që mendon për punonjësit. Shumë mundësi për rolin e lidershipit, mund të kaloni shumë lehtë në ekipe të ndryshme, "shkruan një inxhinier anonim i MathWorks në Natick të Massachusetts.
7. Apple
Ishte një vit i madh për gjigandin e teknologjisë Apple me iPhone-ët e rinj, iPad-ët ultra të hollë dhe orat inteligjente me bollëk. “Apple ofron përfitime të çmendura dhe rroga është shumë konkurruese. Me fjalën konkurruese jam duke folur për një rrogë 2X / 2.5X. Ky vend është një det dijesh. Asnjëherë më parë nuk kam parë një grup më të dedikuar sa i Apple, "shkruan një inxhinier për projektimin e produktit në Apple , Cupertino, Kaliforni.
8. LinkedIn
Platforma e rrjetit social LinkedIn di një gjë më shumë në lidhje me karrierën, kështu që ka vëndin e saj të rëndësishëm në këtë listë. “Përveç ushqimit të lirë, ka shumë pak kompani që sponsorizojnë për ngjarjet të bukura dhe gjërat që ndodhin. Ju mund të merrni një trajnim profesional. Orarin juaj i punës është fleksibël” shkruan një inxhinier i LinkedIn në Mountain View, Kaliforni.
9. Zillow
Baza e të dhënave për pasuritë e patundshme Zillow është rënditur në vendin e 9 për vitin 2015. "Nëse jeni duke kërkuar për një kompani që me të vërtetë kujdeset për kulturën dhe punonjësit, ajo është Zillow. Ju do të jeni duke punuar me anëtarët e ekipit më të talentuar të cilët janë me të vërtetë të apasionuar për punën e tyre", shkruan një inxhinier anonim i Zillow, në Seattle të Washington-it.
10. MINDBODY
Ashtu sikurse emri i saj , Mindbody punon për të ndihmuar bizneset e vogla që të rriten, veçanërisht në fushën e shëndetit dhe fitnesit.
Më të lexuarat








