Secondary Adv

Kina po perdor identifikimin e fytyrave nepermjet kamerave te sigurise. Ja per cfare sherben

Share on Google+

Plane të mistershme vijnë nga Kina, një shtet i cili aplikon një kontroll të rreptë për vendin dhe popullsinë e saj, duke bërë tashmë një hap para në këtë drejtim, falë një prej kompanive kryesore të teknologjisë në vend, për monitorimin dhe identifikimin e personave.

 

Kompania SenseTime, e cila bashkëpunon me kompaninë Honda për kërkimin e veturave automatike, ka krijuar teknologjinë CCTV  të identifikimit të fytyrës. Firma e ka trefishuar vleren e saj në më pak se një vit pas një raundi financimi, udhëhequr nga Alibaba, duke e vlerësuar atë me 4.5 bilion dollarë. 

Teknologjia e krijuar nga kompania Kineze Sense Time, me baze në Hong Kong, mundet që me saktësi të identifikojë një person nëpërmjet regjistrimit të kamerave të sigurisë, me qëllim që të hetojë krime apo për ruajtjen e sigurisë dhe rendit, por në të njëjtën kohë edhe për tu mundësuar blerësve kryerjen e pagesave për sendet e blera nëpërmjet identifikimit të fytyrës.

  

Kompania gjithashtu po punon me institutin e teknologjisë së Massachusetts, për të krijuar rrugë të reja në fushën e kërkimit duke përfshirë këtu vizionin  kompjuterik, inteligjencën humane si dhe robotikën. Rreth 40 qeverisje lokale në Kinë përdorin identifikuesin CCTV për të monitoruar individët të cilët janë pjesë e listës së zezë të qeverisë, vecanërisht gjatë festivaleve apo eventeve të tjera publike dhe në të njejtën kohë edhe nëpër aeroporte. Kompania SenseTime, me baze në Hong Kong  por edhe në Bejing, po zhvillon aplikacione të cilat shërbejnë për identifikimin e fytyrës, video analizues dhe fusha të tjera përfshirë këtu edhe makinat autonome.

 

Kjo teknologji është duke arritur një shtrirje të gjerë në të dyja sektorët, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, duke përmirësuar teknologjinë e tyre me teknologjinë  e avancuar të kompanisë SenseTime. Teknologjia është pjesë e më shumë se 14 sektorëve, dhe liston gjithashtu disa prej departamenteve të policisë në të gjithë shtetin Kinez. Kina shpreson ta rrisë vlerën e teknologjisë së saj në 63 bilion dollarë deri në vitin 2025. 


Më të lexuarat