×
Secondary Adv

Lopata qe ju ndihmon te beni punen me shpejt dhe me pak lodhje

Share on Google+

Një sipërmarrës me bazë në Phoenix ka krijuar atë që ai e përshkruan si “lopata ergonomike”me një dorezë në mes të boshtit. Dizajni synon që të ndihmojë që të përmirësoni mënyrën e të punuarit dhe të zvogëloni tendosjen e muskujve ndërsa gërmoni.

 

 

Lopatat janë përdorur për të punuar tokën nga ana e njerëzve për gjatë gjithë mijëvjeçarit, por ky dizajn i ri pretendon që ta bëjë të gjithë procesin e gërmimi 30 për qind më të lehtë.  Megjithatë, lopata hi-tech nuk e bën vetë automatikisht të gjithë punën, gjithësesi ju duhet të përdorni krahët tuaj.

 


Dizajni i ri është krijuar nga Stephen Walden, duke ndërtuar një strukturë në një bosht me fije qelqi, e cila përmban në mes një rreth 360 gradë të cilin mund ta pozicionosh në 16 kënde të ndryshme. E gjithë ideja është që përdoruesit të vendosin këndin që u përshtatet më mirë në punën që ata bëjnë.
25 vjecari, Stephen Walden nga Phoenix i Arizonës, pretendon se ajo është revolucioni i parë dhe më i madhi në teknologjinë e veglave të punës në mijëra vjet. Pas ndërtimit të një prototipi me një tub plastik (pvc), ai mori patentën pas nxjerrjes së produktit të tij në faqen Kickstarter. Tashmë ai ka vendosur të themelojë një kompani me emrin Bosse Tools.

 


Aktualisht kompania ka prodhuar dy lloje lopatash, një që shërben për gërmime dhe kushton 69 dollarë dhe një tjetër për heqjen e borës, e cila kushton 79 dollarë. Waldon pretendon se testet nga studentët e Arizona State University kanë treguar se lopata e re mund të zvogëlojë tendosjen e krahëve po ashtu edhe të ulë veprimin e muskujve gjatë gërmimit.
Erin Harper, një instruktor i kinesiology (shkenca qe merret me studimin e lëvizjeve të trupit) në Arizona State University, tha se: “Ne e dimë se nga raportet e mëparshme, heqja e dëborës gjatë sezonit të dimërit ka risqe të mëdha, pasi ju mund të rrëshqisni dhe një numër i madh i lëndimeve vijnë nga tendosjet muskulare”.

 

   

 


Lopata vjen në tre dizajne të ndryshme, një është përshtatur më së miri për gërmimet arkeologjike, tjetra vjen me një bosht më të shkurtër për heqjen e dheut në terrene të vështira. Dhe modeli i fundit është përshtatur në tre plane  të ndryshme për të lëvizur dëborën majtas, gërmimin e saj dhe lëvizjen në të djathtë. Teknologjia ka transformuar detyrën e thjeshtë të gërmimit duke ju shmangur nga lëndimet gjatë punës.


Më të lexuarat