Secondary Adv

iOS 11.3 heq funksionalitetin ekraneve te riparuara ne serviset e paautorizuara te Apple

Share on Google+

Përditësimi i iOS 11.3 nxjerr jashtë funksionit pajisjet prej 700 dollarë të iPhone 8, ekranet e të cilave nuk janë riparuar nga Apple.

 

Ekranet e riparuara nga një palë e tretë nuk kanë funksionalitet në prekje, duke e bërë pajisjen në thelb të padobishme. Burimet thonë se ky është shembulli më i fundit i betejës së kompanisë kundër njerëzve që shkojnë në dyqanet e pavarura të riparimit për të riparuar pajisjet e tyre. I shfaqur në fund të marsit, përditësimi i softuerit bën që telefoni të humbasë funksionin e prekjes në pajisjet që funksiononin mirë përpara përditësimit. 

Një përditësim i tillë nga Apple i ka shkaktuar kompanisë time mbi 2,000 ri-dërgesa," tha Aakshay Kripalani, drejtor ekzekutiv i dyqanit të riparimeve në Gjeorgji, Injured Gadgets. Konsumatorët janë të mërzitur dhe duket sikur Apple po e bën këtë për të parandaluar që klientët të bëjnë riparimin tek palët e treta. Për shumë njerëz, marrja e një shërbimi të caktuar nga një palë e tretë është më e lirë sesa të bëhet tek dyqanet e autorizuara të Apple. Çdo telefon është i formuar nga një mikroçip i vogël, i cili tashmë po shkakton problemin.

 

Burimet sugjerojnë se furnizuesit e ekraneve të palëve të treta tashmë kanë gjetur një mënyrë për të rregulluar problemin me këta telefona. Megjithatë, kjo do të thotë rihapjen e telefonit dhe përmirësimin e çipit. Nuk dihet nëse Apple do të lëshojë një përditësim të ri të softuerit për të rregulluar ekranet. Kjo nuk është e vetmja kohë që kompania ka dëmtime në funksionalitetin e disa pajisjeve. Vitin e kaluar, një përditësim i ngjashëm iOS demtoi funksionalitetin e prekjes në pajisjet e iPhone 7 të riparuara nga një palë e tretë. Megjithatë, një javë më vonë kompania e zgjidhi çështjen. 


Më të lexuarat në Inovacion