×
Secondary Adv

Facebook sfidon Youtube me Facetube

Share on Google+

Kohët e fundit Facebook ka marrë shumë ndikim në shpërndarjen dhe kontrollin e lajmeve. Ai ka shfaqur një dizajn të ri për sektorin e videove duke bërë që të jetë në rivalitet me YouTube.

 


Kjo bën të mundur që bizneset së shpejti të zgjedhin këtë tipar për të shfaqur videot me dimensione extra-large bashkangjitur me një koment, në majë të faqes së tyre, dhe të krijojnë playlist me përmbajtje të videove të tyre. Kjo e bën që videot në top të faqeve të duken shumë si kanalet në YouTube. 
Ky tipar tashmë mund ta shihni në faqen e rrjetit amerikan ABC News. Nga kompania kanë pranuar se janë duke e testuar këtë format, në një pjesë të vogël të faqeve në facebook, dhe kanë të plan ta publikojnë atë për të gjithë, në javët e ardhshme.


Duket se gjiganti Facebook po përpiqet të ti ktheje faqet në destinacione që bizneset do ti përdorin masivisht për të lidhur dhe mbajtur marrëdhënie me klientët. Faqet do të pajisen automatikisht me dizajnin e ri. Më në fund Facebook po e menaxhon në mënyrën e duhur seksionin e videove duke e transformuar atë ‘rrëmujë’ që kishte krijuar.


Më të lexuarat