Llamba e pajisur me nje aplikacion qe ndryshon ngjyren e saj
Drita mund të ketë një impakt shumë të madh në gjendjen tuaj emocionale, pra në mjaft raste ne ndikohemi mbi mënyrën se si ndjehemi, edhe nga ambjent iqë na rrethon.
Llamba Smart Light e cila është prodhim i kompanisë të ndriçuesve Ilumi, i jep mundësi atij që e ka instaluar në ambjentet e shtëpisë, të kontrollojë ndriçimin me anë të një aplikacioni ku mund të perzgjidhet ngjyra e duhur e çdonjërës prej dhomave ku drita është e vendosur. Në rast se doni një dhomë në ngjyrën lejla apo jeshile ose ndoshta të kuqe, cilado qoftë përzgjedhja juaj ajo mund të arrihet përmes opsioneve që ndodhen në aplikacion. Madje mund të krijoni një hapësirë të përzierë ngjyrash në rast se vendosni disa llamba në të njëjtin ambjent, duke krijuar në këtë mënyrë një pamje shumëngjyrëshe.
Llamba Ilumi Smart Light përdor bluetoothin për të ju lejuar juve të rregulloni ngjyrën ashtu siç ju e dëshironi ose një mundësi tjetër është ta lejoni atë të përshtatet vetë me kohën gjatë ditës pra ne përputhje me mëngjesin apo pasditen dhe darkën si dhe kushtet atmosferike, duke iu referuar sasisë së dritës qe vjen nga jashtë. Gjithashtu një gjë mjaft e rëndësishmeështë se falë teknologjisë që e bën këtë llambë 5 herë më efiçiente se ato tradicionale, është edhe bateria dhe konkretisht kohëzgjatja e saj, e cila sipas kompanisë krijuese mund të zgjasë deri në 20 vjet.