Secondary Adv

Targat dixhitale LTE dhe dizajn te personalizuar

Share on Google+

Nga infotainment në automjet, në sistemet e asistimit të shoferit, teknologjia dixhitale mund të shihet në pothuajse çdo komponent të makinave moderne, përveç se në atë të targës. 

 

Reviver Auto, nga Foster City, California, ka krijuar  targa elektronike, me karakteristika dhe opsione moderne, të quajtura Rplates, që kanë teknologjinë LTE dhe ekranet monokromatike si ato që shihen në pajisjet lexuese elektronike. Kompania thotë se targat e saj u japin shoferëve një mënyrë të re për të përshtatur automjetet e tyre për shembull, duke i lënë ata të shtojnë mesazhe personale (me miratimin e Departamentit të Automjeteve Motorike) ose gjithashtu të përmendin kauzat dhe bamirësitë e tyre të preferuara.  

Gjithashtu targat u japin autoriteteve një mënyrë të re për të transmetuar përditësimet e motit dhe mesazhet e emergjencës. Sigurisht, çdo karakter identifikues unik i targës shfaqet vazhdimisht. Por shoferët mund të shtojnë zbukurime, të tilla si logot e universitetit apo ekipit të sportit dhe ti ndryshojnë këto sa herë që ata duan. Dhe në rast emergjence, targat mund të shfaqin, për shembull, një paralajmërim për përmbytje të shpejtë ose një paralajmërim AMBER. 

 

"Nuk do të ndizet apo nuk do të bjerë" pra nuk do të ketë një alarm të zhurmshëm, tha Boston, duke shtuar se plani është që të shfaqë mesazhe urgjente mjaftueshëm për shoferët e tjerë për të parë mesazhet pa shkaktuar një shpërqendrim të rrezikshëm. I gjithë synimi është të garantuarit se njerëzit janë të sigurt në rrugë. Kur një makinë është parkuar, targat dixhitale mund të shfaqin informacione të tjera, të tilla si reklama për të cilat motoristi do të kompensohet. Për shembull, një shofer mund të bjerë dakord të lejojë që targat e tij të shfaqin reklama nga një shitës makinash, në këmbim të shërbimeve  falas ose të zbritura nga shitësit.

   

Me targat e reja dixhitale, konsumatorët janë në gjendje të rinovojnë regjistrimin e tyre të automjeteve pa vizituar DMV, pra autoritetet përkatëse për liçensimin e automjeteve. Dhe nëse një makinë është vjedhur, ndjekja e GPS mund të përdoret për të gjetur vendndodhjen e automjetit. Rplates janë tani në shitje në Kaliforni dhe do të jenë në dispozicion edhe në Arizona, Teksas dhe Florida në të ardhmen e afërt. Boston tha se Reviver po punon për legalizimin e tyre në nëntë shtete të tjera deri në fund të vitit. Targat janë të disponueshme kundrejt një shume prej 699 dollarë, plus një plan mujor shërbimi që kushton deri në 7.75 dollarë për softuerin bazë të desktopit për të menaxhuar sistemin dhe ndjekjen opsionale të GPS.


Më të lexuarat