Secondary Adv

50 satelite do te monitorojne dhe regjistrojne pamje te tokes ne kohe reale

Share on Google+

Zotëruesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates është  duke mbështetur financiarisht një projekt i cili do të zhvillojë pamje live dhe të pafiltruara të çdo pjese të tokës. Pra pamje të çdo cepi të botës dhe çdo hapësire të tokës shumë shpejt do bëhen të mundura, dhe janë pamje reale dhe gjithashtu në kohë reale.  

  

Nisma e titulluar Earth Now ose ndryshe ‘toka tani’ është planifikuar të nisë 50 satelitë për të mbuluar atmosferën e tokës në një survejim i cili ndodh gjatë gjithë kohës çdo sekond të ditës, duke transmetuar video nga pamja e tokës dhe gjithçka në kohë reale. çmimi i projektit mund të shkojë deri në 1 bilion dollarë, edhe pse investimi nga ana e kompanisë nuk është zbuluar. Aplikacionet mendohet të përfshijnë  gjurmimin e peshkimit ilegal, monitorimin e motit dhe gjithashtu gjurmimin e migracionit natyral global. 

Themeluesi i nismës Earth Now, Russel Hannigan është shprehur se objektivi i tyre është mjaft i qartë, ata duan të lidhen vizualisht me tokën, pra të arrijnë të kenë pamje nga çdo pjesë e planetit. Idejuesit e projektit shprehen se ata besojnë se aftësia për të parë dhe për të kuptuar tokën në kohë reale dhe pa i ndryshuar asgjë këtyre pamjeve, do të ndihmojë secilin prej nesh për të vlerësuar më mirë dhe në fund të fundit të kujdesemi për shtepinë tonë dhe të vetmen që kemi. 

  

Kompania është e vendosur në Bellevue, Washington dhe është themeluar në vitin 2017. Kjo kompani planifikon të përdorë një ushtri me satelitë të orbitës me peshë rreth 225 kg secili dhe gjithashtu secili prej tyre do të jetë i pajisur me kamera të cilat janë trajnuar në tokë 24 orë në ditë. Gjithashtu do të mundësohen analiza të pamjeve, hapësira apo sipërfaqja e së cilave nuk është e qartë. Por duhet theksuar që ende nuk ka një program të qartë apo detaje specifike teknike rreth projektit. Shërbimet e  Earth Now fillimisht do të jenë qëllim i ndërmarrjeve me nivel të lartë dhe për klientë qeveritarë.  

Gjithesesi, firma thotë se ky program pritet gjithashtu që të lejojë popullsinë civile të ketë akses të videove nga smartphoni i tyre ose tableti. Ata shprehen të emocionuar nga prespektiva për ti dhënë çdonjërit një pamje mrekullisht të bukur dhe në kohë reale të botës nga hapësira. Falë EarthNow ne të gjithë do të mund tëshndërrohemi në astronautë virtualë. 


Më të lexuarat