×
Secondary Adv

BMW prezanton makinen qe parkohet nepermjet nje ore

Share on Google+

Është gjithmonë i sikletshëm fakti kur parkojmë makinën. Ndonjëhërë ndodh që dikush ka zënë rrugën apo thjesht është vështirë ta parkosh. Edhe pse mund të kemi vite si drejtues në timon, kur vjen puna për të parkuar të gjithë shfaqim dobësi dhe me padyshim që nuk është pika jonë më e fortë.

 

 

Zgjidhjen për këtë problem e ka menduar BMW, duke nxjerrë në treg një makinë, e cila mund të parkohet nëpërmjet një ore inteligjente (smartwatch).
BMW ka sjellë risi në treg me makinën i3, e cila do të parkohet vetë falë një ore inteligjente të integruar brenda saj. Prodhimi i saj më i fundit do të prezantohet në International CES 2015 në Las Vegas. Kjo makinë pritet të punojë me ndihmën e sensorëve laser, të cilët skanojnë mjedisin duke mos e lejuarmjetin që të përplaset.

 


BMW ka njoftuar kohë më parë për një funksion të ri që do të lejojë makinat të parkohet vetëm nëpermjet prekjes së një butoni. Komanda do të realizohet nëpërmjet një ore inteligjente (smartwatch) që aktivizon këtë funksion, duke bërë të mundur që makina të parkohet dhe njëkohësisht të dalë nga parkimi duke llogaritur hapësirën e mjaftueshme dhe kohën që do të marrë i gjithë procesi. Teknologjia e re e BMW është emëruar si Remote Valet Parking Assistant dhe aktualisht është duke u  testuar në Mynih.

 


Teknologjia e BMW nuk përdor GPS pasi ajo nuk është efektive kur bëhet fjalë për parkimet nëntoksore shumëkatëshe, por në vend të GPS makina përdor katër skaner lazer që mund të krijojnë një hartë virtuale të ndërtesës dhe më pas të lejojnë që makina të vetëparkohet.

 


Detyra e shoferit është vetëm që të shtypë një buton dhe si me magji makina parkohet lehtësisht. BMW gjithashtu pretendon se ajo do të ketë aftësi që të jetë në gjendje të gjeje se cilat vende parkimi janë të lira. Teknologjia e re e BMW është duke u zhvilluar së bashku me një program ku po punohet për shmangien e përplasjeve në 360 gradë nëpërmjet skanerit lazer, i cili është i aftë të dallojë pengesat dhe frenojë automatikisht makinën për të shmangur çdo përplasje të mundshme.
Remote Valet Parking Assistant nga sistemi BMW 7 nuk kërkon parkingje të veçanta makinash dhe mund të punojë me ato ekzistuese. BMW ende nuk ka nxjerrë ndonjë datë në lidhje se kur ky sistem do të aplikohet në treg, por le të shpresojmë që të ndodhë së shpejti!


Më të lexuarat