Secondary Adv

Shkencetaret po krijojne diamante elastike

Share on Google+

Krijuar nën presion ekstrem, kristalet përdoren në të gjitha llojet e aplikimeve ku ngurtësia është përparësia kryesore.

 

Ju kurrë nuk do e mendoni një diamant si elastik pra të lakueshem, por gjëra të çuditshme ndodhin me materialet kur ato vëzhgohen në një shkallë shumë më të vogël dhe shkencëtarët tani kanë zhvilluar një metodë për rritjen e diamanteve në mënyrë që ata të përkulen si gomë. Hulumtuesit nga MIT, në partneritet me të tjerë nga Hong Kongu, Koreja dhe Singapori, kanë publikuar një raport që shpjegon se, kur rritet në gjilpëra shumë të holla ne formën e një koni, diamanti mund të përkulet dhe të lakohet. Format më të mëdha të diamantëve  janë shumë më të ngurtë dhe kanë fleksibilitet prej më pak se 1%. Diamantët e gjatë dhe të hollë mund të përkulen deri në nëntë për qind përpara se të kthehen në formën e tyre origjinale.

  

Për të testuar fleksibilitetin e diamantëve në formën e gjilpërës, ekipi përdor një mikroskop elektronik të skanimit për të vëzhguar se si strukturat e holla reaguan ndaj përkuljes. Ata pastaj matën forcën e elasticitetit të diamantit deri në pikën kur ai thyhet. Në çdo moment para thyerjes, diamanti kthehej në formën e tij origjinale nëse lëshohej presioni. Ekipi publikoi ​​një animacion të shkurtër që tregon se si ndodh përkulja e diamantit, dhe kjo është  mjaft interesante për tu parë. 

 

Format e holla të diamantit janë tepër të vogla, duke matur vetëm disa qindra nanometra në të gjithë. Një nanometer është një të miliardat e një metri, për t'ju dhënë një ide se sa e vogël po flasim. Në atë madhësi, përdorimet e mundshme për një diamant fleksibël janë të shumta, duke përfshirë përdorimet e mundshme në mjekësinë moderne. Siç  zbulon MIT News, ekipi po konsideron se si copëza të vogla diamanti mund të përdoreshin për çdo gjë, nga ruajtja e të dhënave dhe sensorë, deri në dërgimin e barnave në zemrën e qelizave të kancerit. 

 

Kjo është padyshim vetëm hapi i parë në një përpjekje shumë më të madhe nëse nanodiamantët do të gjejnë ndonjë përdorim kuptimplotë, por kërkimi tashmë duket mjaft premtues. Do të jetë interesante të shihet se cilat probleme shkencëtarët do të përpiqen të trajtojnë me mjetet e tyre të reja, diamantët fleksibël.


Më të lexuarat