Secondary Adv

Pasuesi i Galaxy S9, me ekran me te madh se iphone X

Share on Google+

Samsung kohët e fundit ka nxjerrë në treg Galaxy S9 dhe që tani kanë filluar të qarkullojnë fjalë mbi faktin e një mundësie që ky gjigand i tekonologjisë të jetë duke planifikuar për të hedhur në treg një tjetër smartphone. 

 

Të dhënat e reja thonë se krijuesi Korean i smartphonëve është duke u përgatitur të hedhë në treg një pasardhës të Galaxy S9 i cili është i pajisur me një ekran të madh. Fotot tregojnë një telefon me një ekran 6.3 inch i cili e bën ekranin 5.8 inch të iPhone X  të duket i vogël në krahasim me të. Është ende e paqartë se si do të quhet pajisja misterioze e kompanisë Samsung, por Ice Universe e cila në mënyrë të saktë parashikoi edhe të dhena të sakta rreth S8 dhe S9, beson se po përgatisin një version të ri të Samsung  S9. 

 

 

 

Fjalët filluan të qarkullonin më herët gjatë këtij muaji kur kompania Kineze e wirelessit Tenaa shpërndau pamje të një pajisjeje të quajtur 'SM-G8850'. Në atë kohë kur u publikuan këto pamje u tha se telefoni i përmendur do të përmbajë një ekran 5.8 inch, por tashmë duket se do të jetë një ekran me përmasa më të mëdha. Disa mundësi të tjera lidhen me kameran që do të jetë i pajisur ky smartphone, një kamera 12 megapixel, e shpejtë, me proçesor të lartë dhe një ekran cep më cep. 

  

Përveç kësaj, ekrani i përparmë pritet të jetë i sheshtë, duke thyer në njëfarë mënyrë edhe traditën me ekran të lakuar të firmës. Gjithashtu spmartphoni mendohet se do të ketë një dizajn të ndryshëm të pjesës së pasme të tij, duke zhvendosur kameran me dy lente në krahun e djathtë të pajisjes, në vend që të jetë ngjitur me sensorin e shenjave të gishtërinjve. Një gjë e tillë do të parandalojë atë që ka qenë një problematikë e njohur për përdoruesit e Galaxy, ku shpesh gishtat e tyre lënë shenja në kameran e tyre. 

Pajisja mjaft e përfolur kohët e fundit me ekran 6.3 inch, do të ketë një ekran më të madh se S9, e cila ka një ekran me përmasa 5.8 inch. Ndërkohë Galaxy S9+ ka një ekran 6.2 inch. Samsung ende nuk ka nxjerrë ndonjë informacion rreth çmimit ose mbi kohën që kjo pajisje do të dalë në treg për shitje.


Më të lexuarat