Secondary Adv

10 ishujt me mahnites ne Greqi

Share on Google+

Greqia është një vend i cili njihet shumë si për historinë dhe kulturën ashtu edhe për ishujt mahnitës që ajo ka.

 

Duke qenë edhe shumë pranë nesh, Greqia është një ndër atraksionet më të parapëlqyera për shqiptarët. Me ishujt e saj të shumtë dhe të pakrahasueshëm, Greqia përbën destinacionin më të mirë për të kaluar pushime të paharrueshme. Prandaj nëse doni disa ide mbi destinacione të mundshme për të pushuar këtë verë, më poshtë gjeni të listuar disa prej ishujve dhe plazheve më të bukura në Greqi.    

 

1. Super Paradise Mikonos 

Plazhet e Mikonos kanë fituar tashmë famë si më të mirët në Egje, falë ujërave të tyre të kristalta dhe rërës së artë, për të mos përmendur më tepër edhe shërbimet shumë yjesh dhe organizimi mahnitës. Një nga më impresionuesit, mjaft i ngjashëm edhe me emrin e tij, Super Paradise, ose plazhi i super parajsës, një gji i gjerë ranor me ujëra të qetë të kaltër. Zhytu në të, shiko drejt pamjes që ke përballë dhe menjëherë do të kuptoni se pse është renditur si një nga ishujt më të bukur të greqisë.    

  

2. Lalaria Beach, Skiathos 

Asnjë fjalë nuk mundet dot të përshkruajë mrekullinë  e Lalaria. Tipari dallues i ishullit ka fituar shpesh titullin e plazhit më mahnitës dhe fama e tij është e shpërndarë kudo rreth botës. Uji i saj smerald dhe gurët e bardhë të lëmuar nën shkëmbinjtë  madhështorë të tërthortë tërheqin dhjetëra anije çdo ditë, të ngarkuar me vizitorë të cilët mezi presin ta shohin atë nga afër.  

  

3. Sarakiniko Beach, Milos 

Shkëmbijtë vullkanikë me ngjyrë të bardhë qumështi, skalitur në forma intriguese nga era dhe valët. Një gji i thellë me ujë të gjelbër që kthen çdo hije në të kaltër sa më shumë që ju largoheni nga bregu, kjo është mrekullia e ishullit të Milos.

  

4. Kolymbithres Beach, Paros 

Ky ishull i famshëm i shtrirë në gjirin e Naoussa ka ujëra madhështorë blu në të jeshiltë dhe shkëmbinj të lëmuar gëlqerorë të shkurta në forma fantastike të ndërthurura me grykëderdhje të arta me madhësi të ndryshme.

  

5. Shipwreck Bay (Navagio) Beach, Zakynthos

Kush mund të kishte imagjinuar se një varkë e vjetër e quajtur Panayiotis do të ishte ylli i mijëra fotografive dhe videove që e kanë shtyrë Zakynthos të marrë famë në të gjithë botën. Plazhi përreth, formon një mjedis magjik me shkëmbinjtë e tij të bardhë, ujin e kaltër dhe rërën e bardhë. Ju do të jeni të tunduar për tu zhytur drejtë e në ujërat e tij të pabesueshme e të pastra.

6. Myrtos Beach, Kefalonia 

Ky plazh mahnitës në mes Assos dhe Argostoli me pak fjalë të lë pa frymë. Padyshim plazhi më i famshëm në ishull, ai duhet të përfshihet në çdo listë të plazheve më të mira në Greqi. Rëra e bardhë, gurët e imët, ujërat e kaltër në këmbët e shkëmbinjve të lartë të cilët sapo i shikon, të krijojnë një impakt të paharrueshëm.

   

7. Canal D' Amour Beach, Corfu

Midis Sidarit dhe Peruladit mund të shihet ky mjedis surreal: gurë të bardhë të skalitur, shpella, plazhe të vogla, ujë blu-jeshil. Midis formacioneve të pazakonta, dallohet Canal d'Amour. Ata thonë se kushdo që noton në hapjen e ngushtë në shkëmb, do të gjejë dashurinë e jetës së tij në anën tjetër.

 

8. Porto Katsiki Beach, Lefkas

Ky plazh, i cili ndodhet poshtë një shkëmbi të madh të bardhë që kthehet portokalli gjatë perëndimit të diellit, është votuar si një nga gjashtë më të mirët në të gjithë Mesdheun.

9. Balos Beach, Crete

Një ndër plazhet e tjerë ekzotik në Greqi i cili është konsideruar si një ndër më të mirët në Mesdhe, Balos, shtrihet në perëndim të Kretës pranë Kissamos. Këtu rëra shkëlqen në ngjyrë rozë dhe të bardhë, uji kombinon hijet më verbuese të blusë dhe jeshiles, ndërkohë që ishulli i Gramvousa me kështjellën e tij venedikase i shton pamjen e një vendi përrallor.  

 

10. Voidokoilia Beach, Peloponnese

Fotot e këtij plazhi në Messinia janë duke qarkulluar gjithandej Rëra e bardhë që rrethon ujin e mahnitës blu-jeshil është një gjysmërreth i përsosur që dyshon në dorën e hartuesit. Mjedisi i paprekur pas tij, është një tjetër arsye pse ky renditet ndër 10 plazhet më të mirë të Greqisë.


Më të lexuarat