×
Secondary Adv

Top 10 kullat me te mira te 2014-es

Share on Google+

Gara e vazhdueshme për të hartuar dhe ndërtuar strukturat më të larta në botë ka vazhduar me intensitet gjatë këtij viti. Në 2014 kemi parë një numër të madh të kullave në tipologji të ndryshme, të propozuara dhe të ndërtuara në të gjithë globin. 

 

Secili prej projekteve të zgjedhura ofron një grup të veçantë dhe unik, duke kërkuar që të vendosin veten në zonat e dendura urbane të cilat po bëhen gjithmonë e më shumë kompakte. Disa prej tyre tashmë kanë përfunduar dhe hapur për publikun duke nisur nga “kulla e lirisë” në Manhatan, e deri tek projektet që janë ende në fazën e planifikimit. Faqja prestigjoze e arkitekturës Designboom ka përzgjedhur 10 kullat më të larta gjatë këtij viti që lamë pas.


1-Qëndra Botërore e Tregtisë, Nju Jork

 

13 vjet pas sulmeve ajrore nga të cilat u shembën dy Kullat Binjake, nga ku humbën jetën 2753 persona, Manhatani tashmë ka ndërtestën më të re dhe më të lartë, që simbolizon kështu më së miri qendresën e Shteteve të Bashkuara ndaj terrorizmit. Godina 104-katëshe ngrihet rreth 541 metra e lartë dhe zë një sipërfaqe prej mbi 320 mijë metra katrorë. Ndërsa ndërtimi i saj kushtoi 3,9 miliardë dollarë. Mes kompanive dhe subjektëve të tjera që do të kenë zyra aty do të jenë edhe forcat xheniere të Ushtrisë Amerikane, Dogana e SHBA-së dhe Mbrojtja Kufitare, si dhe një “China Center”, një ndërmarrje për marrëdhëniet amerikano-kineze. Kompanitë që duan të kenë zyra, interesohen për sigurinë, edhe pse jo më si para dhjetë vitesh, kur plagët nga sulmet e 11 shtatorit ishin ende të hapura.


2-Kulla trekëndësh nga Herzog & De Meuron, Paris

 

Në nëntor të këtij viti në Paris pati polemika të shumta në lidhje me planin për të ndërtuar një kullë në formë trekëndëshi, e projektuar nga Herzog & De Meuron. Megjithatë, pasi kryebashkiakja Anne Hidalgo e shpalli si pavlefshëm projektin, ka pasur ende shpresa se projekti 180 metra i gjatë, ende mund të zhvillohej. Një peticion për mbështetjen e projektit është edhe online, i mbështeturnga emra të njohur të arkitekturës të tillë si Renzo Piano dhe Dominique Perrault.


3- Wangjing SOHO nga Zaha Hadid, Pekin

 

Në shtator të këtij viti, në Pekin u hapën tre kullat e projektuara nga arkitekti me famë botërorë Zaha Hadid. Arkitektura e vecantë e përzier mes modernes dhe futuristikes i bën të tre kullat të vecanta dhe një pikë referimi i dukshëm në qendër të kryeqytetit kinez. Kulla më e lartë arrin 200 metra, ndërsa nga lart imiton projektimit e tre peshqeve të këndshme. Dizajni formon një pikë tjetër të identifikueshme dhe dinamike të zhvillimit të vazhdueshëm të qytetit.


4-Ndërtesë banimi në Berlin nga Frank Gehry

 

Në fillim të vitit 2014, Frank Gehry është zgjedhur si fitues i një kulle banimi në qendër të Berlinit. Me venddhoje në rrethin Mitte të kryeqytetit gjerman, ndërtesa me 300 kate do të zhvillohet nga kompania ndërkombëtare e pasurive të patundshme Hines. Kulla është 150 metra dhe do të bëhet ndërtesa më e lartë në Berlin dhe objekti më i lartë i banimit në Gjermani. Projekti ofron rreth 46.450 metra katror hapësirë për cdo kat, e cila do të përmbajë apartamente dhe penthouses (apartamente në papafingo) si edhe një hotel të ri.


5- Bosco Verticale nga Stefano Boeri, Milano

 

Çmimin e madh të arkitekturës “International Highrise Awards 2014” këtë vit e ka fituar ndërtesa “Vertikal Forest”, një model i ndërtesave të qëndrueshme të banimit, një projekt për ripyllëzim metropolitan që kontribuon në rigjenerimin e mjedisit dhe biodiversitetit urban pa implikimin apo zgjerimin e territorit në qytet. “Vertikal Forest” në tetor hapi dyert për publikun dhe është një model i natyrës vertikale brenda qytetit që vepron në lidhje me politikat për ripyllëzim dhe natyralizimin e kufijëve urbane dhe metropolitanë. Shembulli i parë i “Vertikal Forest” vjen me dy kulla banimi 110 dhe 76 metra të larta që do të realizohen në qendër të Milanos, në lagjen Isola. Ndërtesa do të të ketë mbi 900 pemë në përmasa 3, 6 ose 9 metra të gjata dhe mbi 2.000 bimë të tjera shkurre ose bimë dekorative me lule që janë të shpërndarë në lidhje me pozicionin e diellit përgjatë gjithë fasadës


6- Century Spire (Spiralja e shekullit) nga Daniel Libeskind,Filipine

 

Në 2014, në Manila filloi ndërtimi i projektit të Daniel Libeskind. E quajtur Century Spire (Spiralja e shekullit) është një kullë 60 katëshe shumfunksionale, me hapsira për zyra, ndërtesa tregtare, etj. Kulla është është pjesë e një masterplani që shtrihet në 3,4 hektarë dhe që do të riorganizojë të gjithë rajonin në Manila të Filipineve. Projekti po zhvillohet nga kompania e pasurive të patundshme vendore e qytetit, ndërsa pritet që të hapet në 2018-ën.


7- Kulla DC nga Dominique Perrault

 

Kulla DC 250 metra e lartë,  hapi dyert e saj për publikun, duke formuar një pikë referimi të guximshme dhe të veçantë në kryeqytetin austriak. E projektuar nga arkitekti me famë botërore francez Dominique Perrault, struktura përmban një fasadë elegante me efekt domino që reflekton lumin Danub në fasadat e saj. Kulla është ndërtesa më e lartë e Austrisë dhe të jep idenë e një qyteti vertikal në qendën historike të Vienës.

 

8- Chaoyang Plaza nga Arkitektët MAD 

 

Në prill të këtij viti nisi ndërtimi i Chaoyang Plaza në Pekin, projekt i hartuar nga arkitektët e MAD. Projekti eksploron marrëdhëniet mes arkitekturës dhe mjedisit natyror, duke krijuar një dialog të fortë mes strukturës të bërë nga njeriu dhe mjedisit përreth.

 

9- Kullat Phoenix nga Arkitektët Chetwoods,Kinë

 

Kina së shpejti do të jetë shtëpia e ndërtesave më e larta në botë. Aktualisht, këtë titull e mban Dubai Burj Khalifa, por kur Kina të përfundojë së ndërtuari projektin e saj më të ri, të quajtur Phoenix Towers, do të mbajë rekordin. Kullat (Phoenix Towers) do të jenë të larta rreth 1000 metra dhe do të ndërtohen në qytetin e Wuhan. Projekti zbaton një sistem mekanik si filtër ajëri dhe uji për të gjithë qytetin. Kullat mbledhin hidrogjen, energji nga era dhe ajo diellore duke siguruar habitate të mjaftueshme për kopshtin që mendohet të ndërtohet brenda kullës.


Të dyja kullat do të zënë një sipërfaqe prej 17 hektarësh ndërsa sipërfaqja e përgjithshme do të jetë rreth 116 hektarë, në të do të ndërtohet një ishull dhe një liqen. Dizajni i kullës i ngjason një feniksi, shpend mitologjik në antikitet, ndërsa projekti parashikon ndërtimin e dy godinave ku njëra do të jetë kulla mashkull (Feng), dhe tjetra kulla femër (Huang) , e cila është më e vogël.

 

10- Kulla Quay Quarter nga 3XN

 

Studio Daneze e arkitekturë 3XN ka publikuar projektin më të fundit që është u zhvilluar afër qëndës historike të qytetit në Sidnei. E quajtur kulla Quay Quarter, ndërtesa do të shërbejë si një destinacion për bizneset vendore dhe ndërkombëtare dhe të jetë një pjesë e guximshme për komunitetin. Kulla do të këtë një lartësi 200 metra dhe në pjesën më të madhe të saj do të ketë fasada xhami të shtrembëruara mbi njëra-tjetrën.


Më të lexuarat