Secondary Adv

Robotet qe mund te bejne deri ne 120 pica ne ore

Share on Google+

Zume Pizza, nisma e Silicon Valley që përdor robotët sëbashku me ndihmën e njerëzve për të mbledhur porosi të picave nëpërmjet aplikacionit të saj, po është tashmë duke shpërndarë edhe më shumë porosi edhe për shkak të veçantisë lidhur me mënyrën e gatimit të këtyre picave por edhe të faktit që ndryshe nga e zakonshmja, ato i bën një robot.

 

Duke përdorur teknologjinë e patentuar "pjekur gjatë rrugës" dhe gjashtë furrat e kamionëve të shpërndarjes, bërësit e picave mund të pjekin deri në 120 pica në orë. CEO i Zume, Alex Garden, e quajti operacionin "në thelb një restorant mbi rrota", teksa fliste rreth zonave të shpërndarjes së zgjeruar në zonën e Gjirit dhe automjeteve të rinovuara. Restoranti i picerisë zyrtarisht ka bashkëpunuar me furnizuesit e pajisjeve ushqimore Welbilt për të furnizuar kamionët e shpërndarjes me furra me efikasitet të lartë.

  

Fillimisht Zume pajisikamionët me 56 furra, por me Welbilt, ata kanë reduktuar pajisjet e rënda. Zume do të punojë me kompanitë e tjera të shërbimit të ushqimit për të ndërtuar kuzhinat e tyre të lëvizshme me pajisjet e Welbilt-it, të tilla si tigan, skara dhe pajisje të tjera përtej furrës së picave. Ne jemi bërë formati standard për një sistem gatim të lëvizshëm, është shprehur themeluesi i kësaj nisme.

 

Robotët janë pjesë përbërëse e procesit të picave të Zumës, por Garden është shumë i qartë në filozofinë e tij robotike:"Automatizimi ekziston për të përmirësuar cilësinë e jetës njerëzore". Nëse Zume do arrijë të shtojë më shumë se 12 vende të shpërndarjes deri në fund të vitit, numri i picave të bëra dhe të dorëzuara është i detyruar të rritet. Por në të njëjtën formë  do të investojë Zume në njerëzi."Ne besojmë se duhet të përdorim automatizimin për ti bërë më të pavaruara punët e mërzitshme, të rrezikshme dhe të përsëritura", tha ai.

 


Më të lexuarat