Secondary Adv

Kepuce te bera nga camcakeze

Share on Google+

Për të zvogëluar mbeturinat dhe ndotjen, organizata Lamsterdam e marketingut të qytetit, dizajnerat e Explicit Wear dhe kompania Gumdrop kanë bashkëpunuar për të hartuar një palë këpucë nga çamçakëzat e ricikluar.

 

Të quajtura Gumshoe, këto janë të vetmet këpucë që janë bërë nga komponimet e riciklueshme të njohura si Gum-Tec të prodhuara nga Gumdrop, dhe ato kanë në përbërjen e tyre 20 për qind çamçakëz. Kompania prodhuese shprehet se ata kanë zbuluar se çamçakëzi është bërë nga një gome sintetike. Dhe duke zbërthyer këto të dhëna, ata kanë qenë në gjendje të krijojnë një lloj të ri gome, sipas Anna Bullus, menaxhere dhe projektuese në Gumdrop.

 

Sipas projektit, afërsisht 3.3 milion paund çamçakëz mbushin trotuaret e Amsterdamit çdo vit, dhe kjo i kushton qytetit miliona dollarë  për  t'u pastruar. Projekti përdor rreth 2.2 kilogramë çamçakëz për çdo katër palë këpucë. Çamçakëzat e ricikluara që u përdorën u mblodhën nga rrugët në Amsterdam. Komponimet Gum-Tec formohen si grimca dhe pastaj formohen në pjesën e poshtme të këpucëve, e cila gjithashtu përmban një hartë të qytetit. "Kemi filluar të kërkojmë një mënyrë për t'i bërë njerëzit të vetëdijshëm për këtë problem. Kjo është edhe ideja nismëtare për të krijuar një produkt që njerëzit dëshirojnë nga diçka që askush nuk interesohet, tha një zëdhënës i bashkëpunimit Jonathan Van Loon. 

 

Van Loon thotë se përbërësit janë aq të fortë sa gome normale dhe madje ato mbajnë edhe erën e çamçakëzit dhe gjithashtu nuk ngjisin. Projekti Gumshoe thotë se këto janë atletet e para që janë bërë nga ky material i pamenduar ndonjëherë. Përveç pjesës së poshtme , pjesa tjetër e këpucës është bërë prej lëkure. Bashkëpunëtorët gjithashtu po shohin mbi mundësinë për ti lejuar klientët të riciklojnë dhe të zëvendësojnë pjesën e poshtme  të atleteve kur është e nevojshme dhe kundrejt një tarife të caktuar.  

 

Krijuesit duan të zgjerojnë projektin në qytete të tjera të mëdha dhe duan të prezantojnë një mënyrë më të lehtë dhe më të qëndrueshme për të shpëtuar nga çamçakëzet nëpër rruge. Këpucët janë në dispozicion në bubblegum rozë ose të zezë dhe të kuqe. Ata do të jenë në dispozicion në qershor për 190 euro ose rreth 232 dollarë.


Më të lexuarat