Samsung Galaxy sX do te kete 3 ekrane te palosshme
Smartphoni i cili pritet të vijë së shpejti nga Samsung dhe që mendohet se do të quhet galaxy X, pritet të inkorporojë tre paneletë medha LED, sipas të dhënave nga The Bell.
Kur shpalosen plotësisht, dy panelet LED me ekran 3.5 inçdo të kombinoheshin për të krijuar një ekran masiv prej 7 inç pothuajse aq i madh sa ai i iPad Mini. Paneli i tretë, që përdorni kur është në "modalitetin e telefonit", do të jetë në anën e pasme të pajisjes kur të jetë në "modalitetin e tabletit". Në thelb, mendoni për këtë pajisje hibride si një libër me një ekran në pjesën e përparme, dhe dy ekrane në brendësi. Nëse është e vërtetë, kjo risi teknologjike nga Samsung do të ishte në përputhje me thashethemet e tjera që kemi dëgjuar këtë vit.
Samsung ka qenë duke parë mbi mundësinë e krijimit të ekraneve të përthyeshmeqë nga viti 2011, kur ajo lëshoi ​​një video koncept të një tablete transparente, të palosshme. Një ekzekutiv i Samsung vuri në dukje në Kongresin Botëror të Celularëve të këtij viti se kompania ka për qëllim të zhvillojë smartfonin e parë i cili është i palosshëm. Më parë është thënë se ne do të shohim Galaxy X me ekran të palosshëm në 2017, por kjo, sigurisht, nuk u bë e mundur pasi kompania vazhdoi me krijimin e smartfoneve me tipare fizike t të zakonshme.
Në 2017, Apple mori një patentë për një pajisje elektronike me një "ekran fleksibël". Është shumë më pak se e qartë se si do të duket ky telefon por ajo që të gjithë paraprakisht dimë, është se mund të kemi të bëjmë me një pajisje që mund të paloset. Samsung gjithashtu nuk është kompania e vetme në garë për të ndërtuar një telefon të palosshëm.