×
Secondary Adv

5 arsye pse kompanite e ndertimit duhet te perdorin dronet

Share on Google+

Dronët janë duke u përdorur çdo ditë e më shumë për aplikime të ndryshme komerciale.Këto pajisje inteligjente dhe të lehta kanë gjetur përdorime të reja pothuajse gjatë gjithë kohës, duke përfshirë edhe industrinë e ndërtimit. Faqja prestigjoze Global Construction jep pesë këshilla të vlefshme se si mund të përdoren dronët në industrinë e ndërtimit.

 


1.Për kryerjen e studimeve nga ajri

 

Para se një projekt të nisë, dronët mund të përdoren nga studiuesit dhe firmat e ndërtimit për të kryer inspektime ajrore dhe për të parë terrenin ku do të zhvillohen punimet. Kjo është veçanërisht e dobishme në zonat urbane, ku hapësira është shpesh tepër e ngushtë. Imazhet ajrore mund të merret dhe mund të maten me mjete të tilla si Google Maps, apo Earth për të llogaritur vendodhjen dhe përmasat e kantierit, kufizimet e lartësisë dhe pikat e hyrjes. Duke përdorur dronët për këtë qëllim shumë kompani ndërtimi mund të kursejnë kohë dhe para.


2. Për video dhe imazhe me rezolucion te lartë 

 

Dronët janë pajisur me kamera me rezolucion të lartë dhe kanë aftësi që të kapin imazhe dhe të bëjnë video HD.Me këtë nivel teknologjie në bord, përdoruesit në terren janë në gjendje që në kohë reale, të kapin video dhe imazhe. Tradicionalisht, pamjet ajrore bëheshin nga një helikopter ose vinca të mëdhenj të ngritur në lartësi. Tashmë industria e ndërtimit mund të përdorë dronët për të bërë foto dhe video zonës ku do të ndërtojë objektin apo thjesht për të parë ecurinë e punimeve në kantier.


3. Për mbikqyrje punimesh

 

Mbikqyrja e punimeve është një nga përfitimet kryesore të teknologjisë në sektorin e ndërtimit, por kjo nuk është e kufizuar si në rastin e menaxhimit nga toka. Dronët mund të përdoret edhe për të monitoruar kontraktorët në vend, për të siguruar standardet e shëndetit dhe sigurisë nëse janë duke u përmbushur. Kompanitë e sigurisë mund t‘i përdorin gjatë natës për tu mbrojtur kundër vjedhjes. Për të qënë më të saktë sistemet e sigurisë CCTV janë shumë herë më të shtrenjta dhe nuk lëvizin sikurse dronët.


4. Për menaxhimin e ndricimit


Ndriçimi dhe ruajta e tij është një shqetësim kyesor për firmat e ndërtimit. Dronët mund të vendosen natën për të vëzhguar ndriçimin në kantier duke siguruar që ndricimi është në kufijtë e caktuar dhe pa e shpërdoruar në mënyrë të panevojshme.


5. Për lëvizjen e materialeve

 

Amazon ka kohë që ka filluar përdorimin e dronëve për të transportuar mallra për klientët ndërkohë që edhe firmat e ndërtimit mund t'i përdorin në të njëjtën mënyrë.Të levizësh materialet dhe pajisjet tashmë mund të bëhet duke përdorur dronët, kjo është veçanërisht e dobishme në vende që është vështirë të arrijmë.


Më të lexuarat