
Ky robot printon nje shtepi ne 3D brenda 48 oreve
Kjo shtëpi e printuar në 3D është ndërtuar nga një robot në vetëm 48 orë. E ndërtuar duke përdorur një llaç i cili thahet shumë shpejt, ndërtesa është e para në llojin e saj sepse ajo mund të prishet dhe të montohet në një vendodhje ndryshme nga ajo e para.
Shtepia e parë në histori krijimi i së cilës është përshkruar si një moment historik për ndërtimin me anë të printimit 3D, mbulon 100 metra katrorë dhe ka si karakteristika mure të harkuara, një zonë ndenje, banjë, kuzhinë dhe dhomë gjumi gjithashtu. Arkitektët Italianë të cilët ndodhen pas këtij projekti janë shprehur se momentalisht është vetëm një dëshmi e konceptit, dhe nuk zbuluan se sa kushton një ndërtesë e tillë për tu ndërtuar. Ata gjithashtu shtuan se shtëpia në të ardhmen mund të printohet në hënë referuar shtëpive që do jenë pjesë e projektit të kolonizimit të hënës.
Arkitektët përdorën një printer 3D të betonit të montuar në një bazë të lëvizshme për të ndërtuar në këtë mënyrë ndërtesën të quajtur '3D Housing 05', në Piazza Cesare Beccaria në Milano. Muret e ndërtuara për 24 orë janë krijuar nga llaçi i cili thahet shpejt dhe në mënyrë të konsiderueshme shumë herë më shpejt se koha e zakonshme prej kater javësh që i duhet normalisht një betoni të zakonshëm për tu tharë.
Shtepia është e bërë prej 35 pjesësh ku secila prej tyre është printuar brenda 60 deri në 90 minuta, që do të thotë se e gjithë shtëpia është printuar në vetëm 48 orë në total. Instalimet dhe arredimi i brendshëm është shtuar më pas nga ndërtuesit. Arkitekti i cili udhëheq projektin Massimiliano Locatelli shprehet se vizioni i tij ishte të integronte forma të reja organike në peizazhet rrethuese të arkitekturës urbane. Mundësia që të jepet është të jesh pjesë e një revolucioni në arkitekturë. Gjithashtu arkitektët janë shprehur se vizioni i tyre është të ndërtojnë shtëpi të tilla kudo në të ardhmen, madje edhe në hënë.
Një numër agjencish hapësinore kanë në plan të kolonizojnë hënën në dy dekadat e ardhshme, duke përfshirë Agjencinë Evropiane të Hapësirës, ​​e cila ka menduar rreth idesë së printimit 3D për ndërtimin më efikas hënor. Projektet si 3D Housing 05 mund të ndihmojnë ESA-n të realizojë ëndrrën e saj për ndërtimin e një "fshati hënor", duke hapur mundësi për turizëm hapësinor ose madje edhe për minierat hënore. Kjo ndërtesë paraqet një moment historik për shtypjen 3D të aplikuar për ndërtim. 'Robotët po hapin një numër mundësish për realizimin e gjeneratës së ardhshme të ndërtesave të përparuara'. Firma arkitekturore CLS Arup, do të shfaqë shtëpinë e printuar 3D në festivalin e dizajnit të Milanos 'Salone del Mobile' muajin e ardhshëm.
Më të lexuarat








