Secondary Adv

Rruga qe karikon makinat elektrike teksa ato ecin

Share on Google+

Suedia ka hapur zgjatimin e parë të rrugës së elektrizuar që i lejon kamionët të vetë karikohen teksa ecin përgjatë kësaj rruge, projekt ky i cili shkon në të njëjtën vijë me planet për transportin pa karburant të cilat vijojnë në vitin 2030. 

 

Rruga prej 1.25 kilometrash e cila ndodhet në mes të Aeroportit të Stokholmit dhe një vendi logjistik është pjesë e një plani më të madh për të elektrizuar autostradat prej 12.400 miljesh (20.000 km) të vendit. Teknologjia synon të zgjidhë problemin më të madh me automjetet elektrike se si t'i mbajnë ata të karikuar në distanca të gjata. Hekurudha elektrike është instaluar përgjatë rrugës publike 893, midis Terminalit Arlanda Cargo dhe zonës logjistike Rosersberg  jashtë Stokholmit. 

Energjia përçohet nga dy shina hekurudhore të ngulitura në rrugën e kamionit, nëpërmjet një krahu të bashkangjitur në pjesën e poshtme të automjetit, e ngjashme me një tramvaj apo tren elektrik. Krahu automatikisht shkëputet kur kamioni ndryshon korsi dhe pastaj lidhet me një linjë tjetër të elektrizuar. Përdorimi i energjisë së secilit kamion monitorohet dhe përdoret për të faturuar drejtuesit për konsumimin e tyre, siç do të bënin kur do të tarifoheshin në një karburant. Karkimi i baterive të një makine teksa ecën do të thotë se ato mund të ishin më të lira dhe në distanca më të vogla, në mënyre që automjeteve të mos u duhej të shkonin gjatë  pa u karikuar. 

 

Ekspertët thonë se ata kanë nevojë vetëm për të elektrizuar autostradat e Suedisë (jo të gjithë rrjetin) pasi makinat kurrë nuk duhet të udhëtojnë më shumë se 45 kilometra për të arritur një pikë karikimi. Aktualisht është projektuar për kamionë, por gjithashtu do të jetë në gjendje të karikojë makina dhe autobusë. "Një nga çështjet më të rëndësishme të kohës sonë është çështja se si të bëhet një transportim rrugor pa karburant", tha Hans Säll, Kryetar i konsorciumit të eRoadArlanda dhe Drejtor i Zhvillimit të Biznesit në NCC. Tani kemi një zgjidhje që do ta bëjë këtë të mundshme, e cila është e mahnitshme. Suedia është në avantazh të kësaj teknologjie, të cilën tani shpresojmë ta prezantojmë në fusha të tjera të vendit dhe botës, tha Z. Säll. Gjithashtu ai u shpreh se automjetet ekzistuese dhe rruga mund të modifikohen për të përdorur teknologjinë. 

        

'Nuk ka energji elektrike në sipërfaqe. Ka dy binarë ngjashëm si një prizë në mur. Pesë ose gjashtë centimetra në brendësi është vendi ku është energjia elektrike, "tha ai. Gjithashtu nëse ju e mbushni rrugën me ujë të kripur ne kemi zbuluar se niveli i energjisë elektrike në sipërfaqe është vetëm një volt. Ju mund të ecni në të zbathur.


Më të lexuarat