Kapelet qe zbulojne gjendjen emocionale te punonjesve
Kina po monitoron aktivitetin e trurit të punonjësve në fabrikat e saj, ndërmarrjet shtetërore dhe ushtarake në një 'shkallë industriale'.
Teknologjia punon duke vendosur sensorëme wirelessnë kapelet ose helmetat epunonjësve që kur kombinohen me inteligjencën artificiale mund të dallojnë zemërim, ankth ose depresion lidhur me punën. Punëdhënësit përdorin këtë 'teknologji të mbikëqyrjes emocionale' për të rritur produktivitetin dhe fitimet duke rregulluar rrjedhat e punës, duke përfshirë vendosjen e punonjësve dhe kohëzgjatjen e pushimit. Në kompaninë energjitike "State Grid Zhejiang Electric Power" në qytetin juglindortë Hangzhou, teknologjia ka ndihmuar në rritjen e fitimeve në 315 milionë dollarëqë kuru implementua në 2014, sipas South China Morning Post.
Cheng Jingzhou, zyrtari që mbikqyr programin e kompanisë, tha "nuk ka dyshim për efektin e saj". Ai shtoi se të dhënat e trurit ndihmojnë 40,000 punonjësit e kompanisë të punojnë në standarde më të larta. Një mori biznesesh kinezë dhe ushtria e vendit kanë përdorur një teknologji të ngjashme të mbikëqyrjes së trurit, sipas Gadgets Post. Pajisjet u zhvilluan nga projekti Neuro Cap i monitorimit të trurit të financuar nga shteti, bazuar në Universitetin e Ningbo, rreth 150 kilometra, nga Hangzhou.
Në fillim ideja që dikush lexonte mëndjen e tyre i trembi paksa punonjësit por më pas, pasi kishte kaluar pak kohë nga përdorja e pajisjes, ata u mësuan me teknologjinë. Kur sistemi lëshon një paralajmërim, menaxheri i kërkon punonjësit të marrë një ditë pushimi ose të shkojë në një pozicion pune më pak kritik,tha ai. Disa punë kërkojnë përqendrim të lartë. Nuk ka vend për një gabim.
Një tjetër tip sensorësh të trurit është ndërtuar në kapelet e shoferëve të linjës hekurudhore me shpejtësi të lartë midis Shangait dhe Pekinit. Pajisjet mbikqyrëse, të ndërtuara nga firma e teknologjisë Deayea, shkaktojnë një alarm nëse një shofer bie në gjumë. Programet e monitorimit të trurit në Kinë shënojnë një fazë të re në shtetin mbikëqyrës, i cili deri më tani është fokusuar në teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe censurën e rëndë të internetit. Nuk dihet nëse punonjësit që mbajnë këtë teknologji janë të vetëdijshëm se po monitorohen.