
Se shpejti robotet do te shperndajne porosi ne shtepia
Kompania Starship Technologies ka në plan të aktivizojë 1,000 robotë në godinat korporative dhe akademike në Evropë dhe në SHBA brenda vitit.
Një gjë e tillë mund ta shndërrojë atë në një nga shërbimet më të mëdha të shpërndarjes në botë me ushtritë e robotëve që kryejnë një mori detyrash. Robotët për shpërndarjen e ngadaltë tashmë janë provuar në të gjithë botën, duke përfshirë në Hamburg, Uashington dhe Kaliforni, duke shpërndarë gjithçka nga ushqimet deri tek porosia e picave. Ata kanë udhëtuar më shumë se 100,000 milje në mënyrë testuese në më shumë se 100 qytete në 20 vende të ndryshme. Pajisja shpërndarëse komerciale është një shtrirje e një skeme të tanishme pilot që ka funksionuar në një zonë të madhe prej 4.3 hektarë në Mountain View gjatë tre muajve të fundit. Pas një nisje të suksesshme të vitit dhe një pritje të madhe për robotët, ne planifikojmë të zgjerojmë në mënyrë dramatike shërbimet tona dhe të shpërndajmë mijëra robotë nëpër kampuset në mbarë botën deri në vitin 2019 ", është shprehur kompania.
Ndryshe nga robotët e projektuar për t'u ngjasuar me njerëzit, roboti i Starship-it është thjesht funksional me një ndarje të madhe për të mbajtur dërgesat, me madhësinë ekuivalente të dy çantave ushqimore. Çdo "dron" me gjashtë rrota është plotësisht vetë ngarje pra autonom në lëvizje. Punëtorët mund të selektojnë një destinacion në një hartë (si Uber) për të treguar vendndodhjen e tyre dhe pastaj të zgjedhin se çfarë ushqimi duan të porosisin. Robotët nuk hyjnë në ndërtesa por arrijnë në derën e ndërtesës në një mesatare prej 17 minutash.
Kompania tha se robotët e shpërndarjes u japin njerëzve më shumë kohë për të qenë produktivë ose të shijojnë pushimet e tyre rreth kampusit të tyre, në vend që të qëndrojnë në rradhë të gjata për të marë ushqimin e tyre. Starship Technologies tani po rrit dhe ofron shërbimet e saj për kompani të tjera. Çdo automjet është 55 centimetra e lartë me 70 cm e gjatë.
Ajo ka një ndarje të sigurt ku pakot me një peshë maksimale prej 10 kg mund të transportohen, të arritshme për konsumatorët nëpërmjet një lidhjeje të krijuar nga një aplikacion i smartphone. Ata kanë gjashtë rrota dhe mund të udhëtojnë me shpejtësi deri në 6.4kmh në orë. Robotët nuk shpërndajnë vetëm ushqim, domethënë disa kampuse i përdorin ato për furnizimin e tyre. Nëse një hajdut përpiqet të ngacmojë robotin, ose të rrëmbejë atë, operatori mund të marrë përsipër të flasë direkt me keqbërësin dhe ndërkohë i dërgon vendndodhjen e dronit policisë. Nëntë kamerat e droni mund të kapin edhe fytyrën e kriminelit. Sidoqoftë, bagazhi i ngarkesës së robotit është i mbyllur gjatë gjithë udhëtimit vetëm klienti mund ta hapë atë duke përdorur një aplikacion të veçantë pas mbërritjes së robotit.
Më të lexuarat








