
Nje liste me disa nga gjerat me te shtrenjta ne bote
Ka një fjalë të urtë popullore në lidhje me njerëzit të cilët shpenzojnë para për gjëra të kota: Më shumë para sesa kuptim në atë që bëjnë.
A do blinit 15 milion dollarë një celular, një letër higjenike 1 milion dollarëshe? Apo do merrnit një maskë ari 1000 dollarë kundra rrudhave? Ndoshta kurrë. Por disa njerëz të tjerë e bëjnë një gjë të tillë. Lexoni më poshtë një listë me disa nga gjërat më të shtrenjta në botë.
1.Lamborghini
62 milion dollarë.Makina italiane Lamborghini Aventador është e gjitha e punuar nga ari. Prodhuesit e saj thonë se të gjitha metalet e çmuara dhe diamantet kapin shumën në total prej 2.64 milionë dollarë. Në të janë shkrirë më shumë se 500 kilogram ar i shndërruara në shufra, dhe 25 kilogram metale të tjera të çmuara.
2.Iphone i larë me ar
15.000.000 mln dollarë Goldgenie ka prezantuar Stuart Hughes iPhone 5 i mbuluar me ar dhe diamante. Një telefon shumë i shtrenjtë i cili do të kushtojë rreth 15 milion dollarë dhe ka 364 diamante (5,5 karat në total). Një telefon i tillë është një investim goxha i madh aq sa Goldgenie premton do të ju lejojë të rinovoni telefonin me një model më të ri kur të vijë momenti.
3. Një set Pokeri me chipsa ari:
7.5 mlilion dollarë E projektuar nga Geoffrey Parker, ky set është i bërë me lëkurë korkodili dhe nga kamoshi. Chipsat janë të larë nga ari 18 karat dhe në to janë vendosur gurë të çmuar diamanti.
4-Pema e Krishtlindjeve Abu Dhabi:
11 milion dollarë.Kjo pemë është vendosur për herë të parë në 2010, në Abu Dhabi dhe është me 7 yje. Gjithashtu është certifikuar nga Guinness si pema më e shtrenjtë në botë. Ajo ka gjelbërim të përjetshëm, është stolisur me harqe ari dhe aksesorë të tjerë dekorues të gjitha nga ari. Të gjitha dhuratat që e rrethojnë janë të paketuara nga ari, madje disa prej tyre kanë dhee gurë të cmuar, që po ti krahasosh me letërn higjenike, duken thuajse normale.
5. Letër higjenike 22 karatëshe
Vlera rreth 1 milion dollarë Kompania australiane e prodhimit të letrave higjenike Paper Man ka krijuar letën më të shtrenjtë në botë me ar 22 karatësh. Imagjinoni të bleni një letër higjenike të tillë për ta hedhur më pas në koshin e mbeturinave, duket absurde por ja që është e vërtetë! Për një cmim tek diku më shumë se 1.230.000 mln dollarë ju mund ta bëni tuajën.
6. Këmisha e artë
250 mijë dollarë Thuhet shpesh se paraja nuk e blen dashurinë. Është mirë t’ia thonë këtë këtij indiani, që ka vendosur të harxhojë plot 250,000 mijë dollarë për të përgatitur një këmishë ari, duke shpresuar se kështu do t’u bëjë përshtypje femrave. 32 vjeçari Datta Phuge, punësoi një ekip prej 15 arpunuesish për të bërë këmishën, për të cilën u deshën dy javë punë. “Nuk jam mashkulli më i bukur në botë, por sigurisht asnjë femër nuk do i rezistojë kësaj këmishe,” thotë indiani.“Një këmishë e artë ka qenë ëndrra e jetës sime,” tha Phuge.Tani ai shpreson se do e quajnë të gjithë burri i artë i qytetit Pimpri.
7-Arkivoli prej ari
50 mijë dollarë.I quajtur si arkivoli i artë, është i punuar me dorë nga ar 24 karatsh si dhe në anën e brendshme është i veshur me një copë mëndafshi ngjyrë të kuqerrët. Nëse ju e bleni do të merrni një certifikatë origjinalitetit si edhe një kuti kujtimesh dhuratë. Jozyrtarisht, arkivoli është më i shtrenjti sot në botë.
8. Pudingu me cokollate
35 mijë dollarë.Një ëmblësirë padyshim shumë e shijshme por mbi të gjtha shumë e shtrenjtë, me e shtrenjta në botë. Në fakt kjo ëmbëlsirë kushton 35,000 mijë dollarë dhe është krijuar nga Marc Guilbert me rastin e National Chocolate Week në Anlgi. Bëhët fjalë për puding me çokollatë, i stiluar si një vezë Faberge, i cili mendohet se ka thyer çdo rekord të mëparshëm për ëmbëlsirat. Çdo kafshatë kushton mbi 1200 dollarë dhe u desh 15 minuta që ajo të përfundonte. Dedikuar sigurisht portofoleve më të fryrë në botë. "Marc ka shpalosur të gjithë talentin e tij për të krijuar këtë miks me të vërtetë të pabesueshme me gjethe të arta dhe me një diamant të cmuar" ka thënë Stephen Broughton, administratori i Lindeth Howe Hotel.
9. Maske me ar për fytyrën
1 mijë dollarë Pasi të keni parë gjërat e mësipërme, një maskë ari 1000 dollarëshe për fytyrën do t’ju duket një gjë tepër e vogël. Por edhe kjo varet nga xhepi juaj! Ishte Kleopatra iniciatorja e kësaj ideje, pasi ajo cdo natë aplikonte në fytyrën e saj një maskë me ar, e gjitha kjo për të ruajtur bukurinë rinore. Në vitin 2006, kompania japoneze Umo, arriti të krijonte një maskë fytyre më ar 24 karatësh. Mesa duket ekspertët e bukurisë i dinë shumë mirë benefitet e arit në lëkurë.
10. Pilula ari
425 dollarë secila.Pilulat janë të projektuara nga Tobias Wong dhe janë pjesë e një linje të përgjithshme luksoze për qytetarët.Të listuara aktualisht si të padisponueshme në faqen e tyre, pilula me ar 24 karatësh është e bërë nga fletë ari dhe pastaj është zhytur e gjitha në ar. Nëse dëshironi të bleni pilula, për një muaj do t’ju kushtojnë gati 13,000 dollare ose 152.000 dollarë në vit.
Më të lexuarat








