Bimet komunikojne me njera tjetren permes rrenjeve
Sipas një zbulimi të fundit, bimët frymëzojnë njëra tjetrën të rriten përmes një sërë sinjalesh nëntokësore.
Studiuesit zbuluan se fidanët e misrit shkëmbejnë mesazhe me bimë aty pranë nëpërmjet sinjaleve kimike të hedhura në tokë nga rrënjët e tyre. Këto sekrecionet të fuqishme u tregojnë fidanëve nëse fqinjët e tyre janë të afërm ose të huaj dhe i ndihmojnë ata të drejtojnë rritjen e tyre në përputhje me rrethanat. Bimët rrisin rrënjët e tyre drejt rajoneve më të qeta të tokës për të shmangur konkurrencën dhe për të rritur madhësinë e gjetheve të tyre kur ndodhen në një zonë të zënë për të siguruar që ata mbledhin dritën e mjaftueshme të diellit në mjedisin e tyre të mbushur me bimë të tjera. Fidanët e misrit u studiuan nga shkencëtarët në Universitetin Suedez të Shkencave Bujqësore në Uppsala për të zbuluar marrëdhënien e tyre nën tokë.
Për të kuptuar më mirë se si bimët ndikojnë në rritjen e fqinjëve të tyre, ekspertët përkëdhelën fidanë me një furçë të butë për të simuluar prekjen e një gjetheje të bimës aty pranë. Ata kërkuan për ndryshime tek bimët e afërta dhe mblodhën kimikatet e sekretuara nga rrënjët e çdo filizë, duke i transferuar ato në një tretërsirë rritjeje. Kur shkencëtarët rritën fidanëtë rinj në këtë trëtësirë, bimët reaguan duke i drejtuar burimet e tyre në gjethe gjithnjë e më shumë dhe më pak tek rrënjët.
Kjo sugjeron që bimët i japin përparësi të rriturit të gjetheve më të mëdha kur ata e dinë se janë në konkurencë për të siguruar që ata mund të mbledhin mjaftueshëm rreze dielli për të mbijetuar. U zbulua se edhe shqetësimet e shkurtra mbi tokë mund të çojnë në ndryshime në komunikimin nëntokësor gjë që shkakton që bimët aty pranë të ndryshojnë rritjen. Ekspertët gjithashtu mblodhën sekrecionet rrënjore nga fidanë të misrit që nuk ishin shqetësuar dhe ekzaminuan se si rritja e fqinjëve të tyre përparoi.
Autori kryesor Dr Velemir Ninkoviç tha: 'Studimi ynë tregoi se ndryshimet e shkaktuara nga kontakti mekanik mbi tokë midis bimëve mund të ndikojnë në ndërveprimet nën tokë, duke vepruar si shenjë në parashikimin e konkurrentëve të ardhshëm. Rezultatet tona tregojnë se përgjigjet e bimëve ndaj fqinjëve mund të modifikohen nga stresi abiotik mbi tokë këto modifikime janë ndërmjetësuar nga ndërveprimet nën tokë. Shkencëtarët rekomanduan studime të mëtejshme në rëndësinë e rritjes së përgjigjeve të vëzhgimeve në hulumtimet e ardhshme.