Secondary Adv

Nuk eshte gjenetika por stresi ai qe shkakton thinjen e flokeve

Share on Google+

Nëse mendoni se flokët tuaja kanë ardhur duke u zbardhur për shkak të stresit në punë ose prej famijes apo marredhënies tuaj, sipas një studimi të fundit ju mund të keni të drejtë mbi këtë supozim. 

 

Shkencëtarët kanë zbuluar se stresi në të vërtetë ju bën me flokë të thinjur një fenomen ky i cili zakonisht shikohet tek persona me një moshë të caktuar. Është argumentuar se zbehja e ngjyrës së flokëve dhe shndërrimi i tyre në ngjyrën gri, i njohur edhe si fenomeni i thinjave është një proçes gjenetik i pashmangshëm që shkon në familje. Por studiuesit zbuluan se kur trupi stresohet në mënyrë të theksuar theksuar si për shembull nga një sëmundje serioze  ose nga një goditje tjetër  kjo ka efekt të dyfishtë. Gjithashtu edhe  sistemi ynë imunitar rrit një përgjigje mbrojtëse, ajo gjithashtu shkakton ndryshime në qelizat e folikulave të  flokut që prodhojnë ngjyrë. 

 

Kjo nga ana tjetër bën që flokët tanë të kthehen në argjend ose gri. Studiuesit nga Universiteti i Alabama, Birmingham kanë gjetur lidhjen "e habitshme" midis gjeneve që kontrollojnë ngjyrën e flokëve dhe gjenet që sinjalizojnë trupin tonë se është koha për të luftuar një infeksion. Si dhe 'shuarja' e ngjyrave të flokëve, ajo gjithashtu mund të shuajë ngjyrën në lëkurë  duke shkaktuar sëmundjen e vitiligo, nga të cilat ylli i popit Michael Jackson ishte një prej të prekurit prej saj.  

 

Hulumtimi i kryer tek minjtë  dhe i  botuar në raportin e Biologjisë të PLOS-it, kur trupi është nën sulm, qelizat tona prodhojnë sinjale kimike të quajtura interferone. Këto interferone i bëjnë makinertë e qelizava  tona të pësojnë ndryshime që pengojnë viruset dhe në përgjithësi nxisin mbrojtje. Por efekti anësor i papritur i sistemit mbrojtës është që të shuhen qelizat që prodhojnë ngjyrën e flokëve. Këto rezultate mund të rrisin kuptueshmërinë tonë për zbehjen e ngjyrës së flokëve. Më e rëndësishmja, zbulimi i kësaj lidhjeje do të na ndihmojë të kuptojmë sëmundjet e pigmentimit të cilat përfshijnë sistemin e imunitetit, siç është edhe  vitiligo. 

 

Pretendimet se flokët mund të kthehen të bardha ose gri gjatë natës, nuk janë të mbështetura nga shkenca. Shkencëtarët kanë thënë se kjo histori nuk ka gjasa pasi nuk ka mekanizëm që mund të shpjegojë se si flokët të cilat janë biologjikisht të vdekur  mund të ndryshohen nga një proces biologjik në trup.


Më të lexuarat